Lufta kundër terrorizmit fitohet nëse mbrohen parimet e NATO-së

Aktuale

Lufta kundër terrorizmit fitohet nëse mbrohen parimet e NATO-së

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 17:10
Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, pritet nga FSK-ja

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, gjatë qëndrimit në Kosova është shprehur e bindur se shumë shpejtë do të tejkalohen të gjitha pengesat, qofshin ato ligjore apo politike për shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Republikë së Kosovës.

Ajo këto komente i bëri gjatë vizitës në Ministrinë e Forcës së Sigurisë, ku tha se me anë të këtij takimi e rikorfimoi mbështetjen  pakushtëzuar për integrim të FSK-së në strukturat atlantike.

Kodheli: Shumë shpejtë do të tejkalohen sfidat e FSK-së

“Rikonfirmova ministrinë Demollin për mbështetjen e pakushtëzuar që ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, në rrugën e pakthyeshme atë të integrimit tuaj në strukturat Atlantike. Ky takim është mundësi shumë e mirë për ta njohur z.Demollin dhe përpjekjet tona gjithashtu, për konkretizimin e disa përpjekjeve të vazhdueshëm që kemi. E fundit e përpjekjeve ka të bëjë me ngritjen në Tiranë e qendrës së ekselencës NATO, e cila do të trajtojë fenomenin e luftëtarëve të huaj. Lufta për terrorizmin mbetet një sfidë e mprehtë e momentin, kjo luftë që ka jo përmasa nacionale, jo përmasa rajonale por përmasa globale fitohet vetëm nëse ne mbrojmë fortë së bashku parimet bazë të aleancës, asaj më të madhe politike në botë që ne e quajmë NATO. Kësaj aleance përveç të tjerave i jemi mirënjohës përjetësisht për pavarësinë e Kosovë, personalisht besoj që shumë shpejtë do të tejkalohen të gjitha pengesat, qofshin ato ligjore apo politike për shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të republikë së Kosovës“, tha Kodheli.

Kurse, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli vlerësoi lart bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy ministrive tona, duke thënë se bashkëpunim është shumë intensiv, korrekt dhe shumë i rëndësishëm në theks të veçantë për FSK-në.

Demolli: Aktivitete  të rëndësishme në 2017

“U diskutua për bashkëpunimin në fushën e integrimeve Euroatlantike dhe integrimeve të tjera rajonale, si dhe u diskutua për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe të trajnimit të personelit ushtarak në përgjithësi. Sa i përket fushës së integrimeve euroatlantike- rajonale, dua të them se ne si ministri kërkuam dhe ishim të sigurt që do të na përkrahin në iniciativën rajonale .... takimi i radhës i të cilës është diku në fillim të muajit dhjetor në Republikën e Kroacisë dhe morëm premtimin dhe dakordimin nga ana e ministres së Ministria e Mbrojtjes do të angazhohen maksimalisht që të avancohet statusi i ministrisë së FSK-së në kuadër të kësaj iniciative. Po ashtu, si anëtare  e NATO-s nga ana e ministrisë u kërkua që të përkrahë interesat e qeverisë së Kosovës të cilat janë të prezantuara përmes shkresës të kryeministrit Isa Mustafa...Ne u dakorduam që grupet tona punues të hartojnë planin e veprimit p ër vitin 2017 duke konstatuar se plani i vitit 2016 është realizuar në tërësi, nga i cili plan përfitues kanë qenë kuadrot e FSK-së dhe në planin e ardhshëm aksionar do të parashihen aktivitet të rëndësishme, siç është ushtrimet e përbashkëta, trajnimet e përbashkëta si dhe arsimi i kuadrove të ndërsjellë”, tha Demolli.

Në takimet bilaterale, përvec ministrit, morrën pjesë edhe  zëvendësministri i FSK-s, Muhamet Latifi, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, shefi i kabinetit të ministrit, Latif Leka, atasheu ushtarake në Republikën e Shqipërisë, nënkolonel Enver Dugolli dhe këshilltarja e ministrit, Luljete Sokoli, kurse, delegacioni i Republikës së Shqipërisë kryesohej nga ministrja Kodheli, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit Strategjik të Mbrojtjes, Igli Hasani, drejtori i J-5/8 SHPFA, kolonel Arjan Hilaj, këshilltarja për media, Edlira Prendi dhe asistentja e protokollit Elona Mako.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat