Ministria e Arsimit dhe Shkolla Amerikane mbajnë punëtori për drejtorët e shkollave private

Aktuale

Ministria e Arsimit dhe Shkolla Amerikane mbajnë punëtori për drejtorët e shkollave private

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:57
Foto nga mbledhja e Ministrise se Arsimit dhe Shkolla Amerikane

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Shkollën Amerikane në Kosovë (American Scool of Kosova) dhe institucionin italian DISA kanë organizuar punëtorinë njëditore për të gjitha institucionet e arsimit privat në Kosovë për të gjitha nivelet.

Në këtë punëtori do të marrin pjesë rreth 60 drejtorë dhe mësues nga të gjitha institucionet e arsimit privat në Kosovë.

Agim Krasniqi, udhëheqës i Arsimit Privat parauniversitar në Kosovë, bëri të ditur se përmes kësaj punëtorie synohet që të bartet përvoja nga institucionet e shtetit italian, veçanërisht tek arsimi profesional dhe të jepet informacion për drejtorët e shkollave në mënyrë që të zhvillojnë praktikat e njëjta sikurse shtetet perëndimore.

“Këta fillimisht do të marrin informacione se si organizohet arsimi në shtetin italian, cilat janë lidhjet mes institucioneve publike dhe private rreth ndjekjes së trendëve respektivisht hulumtimeve të nevojave të tregut për të përgatitur kuadro të kualifikuara profesionale të fushave të caktuara të cilët do të jenë në interes dhe do të thotë ekonomisë së vendit, zhvillimit të ndërmarrjeve punëdhënëse në Kosovë që ata në fakt të kenë personel të kualifikuar në profile të cilat ata kanë nevojë”, tha Krasniqi.

Ndërsa, drejtoresha e Amerikan School of Kosova,  Shannon Ramka, tha se kjo është ngjarja e dytë që ky institucion  organizon së bashku me MASHT-in dhe këto ngjarje i bëjnë me qëllim që të përkrahin mësuesit dhe mësimdhënien në Kosovë.

 “Kjo është hera e dytë që ASK po organizon një ngjarje të tillë bashkërisht me  Ministrinë e Arsimit këtu në Kosovë. Jemi të lumtur që po shohim këtu z. Agimin si dhe Ministrinë e Arsimit në përgjithësi për gatishmërinë e tyre të bashkëpunimit me ne. Po ashtu, jam shumë e lumtur edhe për konferencën e ardhshme në muajin mars të cilin do ta organizojmë së bashku. Të gjitha këto ngjarje janë për të përkrahur mësuesit dhe mësimdhënien në Kosovë”, tha Ramka.

Sipas saj  mësimdhënësit nga Italia do të flasin për atë se çka mund të bëjnë drejtorët në mënyrë efektive në shkollat private, si t’i ndihmojnë të zhvillojnë mësuesit në shkollat e tyre dhe si të bashkëpunojnë me prindërit.

Kjo punëtori e organizuar nga MASHT dhe ASK është një ditëshe,  por që do të ketë edhe aktivitete të tjera, të cilat kanë për qëllim ngritjen e nivelit të arsimit në shkollat private të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat