Sherifi: PDK-ja nuk tregoi ndjeshmëri për rastin e Demakut

Aktuale

Sherifi: PDK-ja nuk tregoi ndjeshmëri për rastin e Demakut

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 21:22
Bilall Sherifi

Sekretari i NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se PDK-ja nuk ka treguar ndjeshmëri për rastin e Demakut pasi pretenduan për ta zënë këtë pozitë.

Sherifi tha se po të kishte Vetëvendosje votat e NISMA-s në Drenas do të merrte pjesë në zgjedhje.

“Tani jemi para një situate, ku edhe kishim dilemë a të marrim pjesë në zgjedhje ose jo. Por pamë se te Partia Demokratike nisën të pretendojnë të marrin stafetën e lënë nga Nexhat Demaku për kryetar, atëherë në thamë se do të garojmë”.

“Ata nuk treguan ndjeshmëri për rastin e Demakut, duke pretenduar për të zënë këtë pozitë”.

“Vetëvendosje po të kishte votat e NISMA në Drenas sigurt do të merrte pjesë në zgjedhje”.

Sipas Sherifit PDK-ja ka zbarkuar me të gjitha mekanzimat që kanë në dispozicion që të prekin sentimentin e njerëzve.

“PDK atje ka zbarkuar me të gjitha mekanizmat që kanë në dispozicion. Në mungesë të rezultateve kjo “alamet” parti ka ardhur në situatë që elektoratin t’i thotë “aman mos na e ktheni shpinën”.

“Me çdo kusht përpiqen që të prekin sentimentin e njerëzve dhe mjetin e vetëm e përdorin luftën dhe çlirimin e vendit”, ka thënë Sherifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat