Komandanti i FSK-së në konferencën e 20-të “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”

Aktuale

Komandanti i FSK-së në konferencën e 20-të “SHBA-Karta e Adriatikut A-5”

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 11:15
Gjenerallejtënant Rrahman Rama, në Konferencën e 20-të “SHBA-Karta e Adriatikut A-5” të shefave të Mbrojtjes.

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Shefit të Shtabit të Forcave të Armatsourra të Kroacisë, gjeneralit Mirko Shundov, po merr pjesë në Konferencën e 20-të “SHBA-Karta e Adriatikut A-5” të shefave të Mbrojtjes.

“Në Konferencën Karta Adriatikut –A5, e cila këtë vit, po mbahet në Split të Kroacisë nga data 29.11 e deri më 01.12.2016, po marrin pjesë shefat e Shtabeve të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, si dhe vendet vëzhguese si: Sllovenia dhe Kosova. Po ashtu në Konferencë pjesëmarrës janë edhe zëvendës komandant i forcave amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Thimothy M. Raya, komandantët e Gardës Kombëtare të vendeve partnere nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin për media.

Image

Temë kryesore e kësaj konference është “Përmirësimi i nderoperacionalitetit dhe qasja e përbashkët drejt qëllimeve të partneritetit/objektivave dhe aftësimi përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të kombinuara”.

Qëllimi i kësaj konference është edhe shkëmbimi i përvojave në mes shteteve të cilat kanë kaluar nëpër fazat kryesore për anëtarësim në NATO dhe të atyre të cilat synojnë anëtarësimin e plotë në NATO.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë kësaj konference do të zhvillojë takime dypalëshe me shefat e mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse, si të SHBA-së, Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të ZI.

Pjesë e delegacionit janë edhe këshilltari i komandantit, major Berat Shala dhe rreshteri i parë i FSK-së, Genc Metaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat