LSHB formon degën në Prishtinë

Aktuale

LSHB formon degën në Prishtinë

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 16:07
LSHB

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nëpërmes kesaj komunikate njofton opinionin se më 5 Dhjetor 2016, në ora 17:00, në Sallën Kolegium në Grand Hotel të Prishtinës do të mbahet takimi themelues i Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Prishtinë.

Po ashtu permes kesaj komunikate LSHB, fton të gjithë të interesuarit t’i bashkëngjiten këtij misioni që ka për qëllim bashkimin kombëtar.

Po ashtu, LSHB, njofton se pas këtij takimi, në ora 18:00 do të nënshkruhet MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT në mes të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Shoqatës “Çamëria” Kosovë. Memorandumi i Bashkëpunimit do të nënshkruhet nga të dy kryetarët, Tahir Veliu dhe Nexhmi Muçiqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat