Policia bllokon rrugën që çon te selia e PDK-së në Drenas

Aktuale

Policia bllokon rrugën që çon te selia e PDK-së në Drenas

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 20:28
Simpatizantët e kësaj partie kishin nisur festat, duke parakaluar me flamuj e vetura.

Policia e Kosovës, në këto çaste e ka bllokuar rrugën që të shpie te selia e PDK-së.

Para kësaj, simpatizantët e kësaj partie kishin nisur festat, duke parakaluar me flamuj e vetura.

Në selinë e PDK-së në Drenas janë mbledhur shumë simpatizantë, të cilët po presin rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë.

Zëdhënësi i shtabit të PDK-së në Drenas, Betim Berisha, ka thënë se në PDK mbizotëron një frymë pozitive për fitore.

“Dita e sotme ishte e mirë, me diell, falënderoj qytetarët që kanë treguar për pjekurinë dhe demokracinë. Procesi ka përfunduar pa asnjë incident, duke mos lënë anash incidentet e vogla që kanë qenë të lokalizuara”, tha Berisha.

Ai ka shtuar se rezultatet e para që vijnë nga terreni tregojnë për një rezultat të fitores së bindshme të kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci.

“Simpatizantët e PDK-së janë më të devotshmit në Drenas, në orën 21:00 do të dalin rezultatet për fitoren tonë. Lladrovci është në seli duke pritur, dhe është shumë i relaksuar. Unë besoj se ashtu si kanë festuar herët tjera, do të festojnë edhe sot”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat