Shtetet e Quintit bëjnë thirrje për luftim të korrupsionit

Aktuale

Shtetet e Quintit bëjnë thirrje për luftim të korrupsionit

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 07:21
Pamje nga konferenca

(E plotësuar) - Në hapjen e ‘Javës së Anti- Korrupsionit në Kosovë’, ambasadorët e shteteve të Quintit në Kosovë kanë bërë thirrje për luftim të korrupsionit nga institucionet e vendit e veçanërisht ato të drejtësisë.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, tha se për herë të parë mburret me një organizim të tillë nga Organizatat Joqeveritare në Kosovë, por shtoi se duhet të ngritët llogaridhënia brenda sistemit gjyqësor dhe prokurorët të jenë më të përgjegjshëm.

Delawie: Luftimi i korrupsionit mbetet tek qytetarët

“Prezenca e të gjitha organizatave e shteteve të Quintit tregon rëndësinë se sa është për të luftuar korrupsionin. Këtë javë për herë të parë mburrem me mobilizimin e OJQ-ve të cilat e kanë kryer një kolezion kundër korrupsionit. Ne këtu jemi për të ndihmuar si shtete të Qunitit por rëndësia e për luftimin e  korrupsionit mbetet tek qytetarët e Kosovës. Ambasada jonë bashkë me MD-në dhe gjithë sektorin e sistemit të drejtësisë për ti ngritur llogaridhënien brenda sistemit që gjyqtarët dhe prokurorët të jenë më përgjegjës ndaj luftës kundër korrupsionit”, tha ai.

Edhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, tha se ambasadat në Kosovë kanë për qëllim që të investojnë dhe shtoi s enjë gjë e tillë mund të bëhet me luftimin e korrupsionit në vend.

Viets: Të përmirësohet prokurimi publik

“Fokusi jonë i ambasadës është tek tërheqja e investimeve për këtë arsye lufta kundër korrupsionit është me rendësi. Mundësitë e krijimit të biznesit për kompanitë private është shumë e rëndësishme derisa edhe prokurimi publik ofron mundësi që të ka keq[përdorime për zyrtarët publik, pra prokurimi publik konsiderohet si një fushë shumë e ndjeshme ndaj korrupsionit për atë arsye është me rendësi e të adresohet si problem derisa edhe keqpërdorimi i fuqisë për tu korruptuar është parqet një rrezik dhe kjo dëmton drejtpërdrejtë shërbimet zyrtare tek qytetarët dhe dëmton paranë publike në përgjithësi. Në përgjithësi korrupsioni ndikon tek mungesa e ofrimit të shërbimeve gjyqësore tek qytetarët dhe në përgjithësi krijon mungesë të besimit si rezultat dhe mungesë të efikasitetit. Këtu është fokusi kryesor pra i ambasadës gjermane. Çka do të bëhet prokurimi publik, duhet të konsiderohet me prioritet. Qeveria duhet të ofroj shërbime sa më të mira. Pra duhet të ketë sisteme të cilat janë efikase dhe transparente ndaj publikut për këtë të gjithë qytetarët të jenë të informuar se çka po ndodh sa i përket ofrimit të shërbimeve publike”, tha ajo.

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Ruairi O’Connel, tha se prania e korrupsionit në shoqëri dhe institucione e dëmton vendin.

Ai tha se si ambasadë është duke bërë përpjekje që të ofrojë sa më shumë mbështetje për qeverinë në këtë drejtim.

O’Connell: Korrupsioni e dëmton shtetin dhe shoqërinë

“Korrupsioni në shtet  dhe shoqëri, kjo është e qartë një gjë që e dëmton të ardhmen e Kosovës dhe jam thellësisht i bindur që me votat dhe zërat e qytetarëve mund të luftohet. Mos e pranoni, kurrë në çfarëdo niveli sepse do të ju minoj të gjithë shtetin. Profesionalizëm është çka shoqëria kërkon, njerëz të mirë të cilët ofrojnë shërbime për gjithë qytetarët dhe kjo kërkon vullnet politik, kërko mbështetje dhe për atë arsye ne si ambasadë britanike me gjithë kolegët e pranishëm jemi duke u munduar me ju ofroj sa më shumë mbështetje qeverisë  e cila ndërtoi një kulturë bazuar në merita e jo në favorizim për këtë arsye ne jemi të koncentruar tek bordet e ndërmarrjeve të pavarura të cilat bëjnë punësimin e mijëra qytetarëve. Për atë arsye rekrutimi i qytetarëve në bazë të meritave e jo favorizimit është shumë me rëndësi. Mos të pretendoj askus h që në Bashkësinë ndërkombëtare është i pranishëm korrupsioni. Prania e ambasadorëve këtu është shenj e qartë që interesohemi dhe shqetësohet me nivelin e korrupsionit pro duhet më shumë energji dhe guxim prej qytetarëve, shoqërisë civile, mediave të bëhet një ndryshim në shoqëri. Jam i bindur me fuqitë e qytetarëve që është treguar në kohë edhe më të vështira që do të arrihet”, tha ai. 

Kurse, ambasadori i Italisë Piero Cristoforo Sardi, tha se ky proces duhet të luftohet sepse dëmton rëndë ekonominë.

Sardi: Të forcohet ekonomia, të luftohet korrupsioni

“Duhet të forcohet ekonomia dhe të ndihmohet që të ketë zhvillim ekonomik në vend andaj duhet të luftohet korrupsioni", tha ai.

Ndërsa, ambasadorja e Unionit Evropian, Nataliya Apostolova, tha se duhet të ketë transparencë të institucioneve në mënyrë që të luftohet ky proces.

Apostolova: Nevojitet transparencë e inisitucioneve

“Transparenca është proces i rëndësishëm në sistemin e demokracisë. Bashkimi Evropian së bashku me parlamentin kanë implementuar politika të mira për të luftuar dukurinë e korrupsionit dhe që të vihen në pah transparenca pasi që Transparenca dhe integriteti janë gjërat kryesore të sistemit demokratik në Kosovë. Respektoni votën e qytetarëve dhe atë që ata vendosin”, tha ajo.

Ambasadori i Francës Didier Chabert, tha se duhet të luftohen bizneset ilegale.

Chabert: Të luftohen bizneset ilegale

“Është e rëndësishme që agjenda kosovare të fillojë me këtë që të bëjë ndryshime. Nuk ka kohë për te humbur në luftimin e kësaj dukurie. Duhet të kemi investime, të luftohet ekonomia joformale, te forcohet sektori privat dhe publik në mënyrë që të luftohet ky proces dhe qytetarët e Kosovës të jetojnë më mirë”,tha ai

Konferenca e Ambasadorëve është mbajtur në kuadër të ‘Javës kundër korrupsionit’  e cila është hapur në Kosovë dhe do të zgjasë pesë ditë.

Nis Java e Anti-Korrupsionit në Kosovë

Organizatat e koalicionit në kuadër të “Java kundër korrupsionit” #Bashkeendreqim! të përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Çohu, Demokraci Plus, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës mbajnë sot konferencë për media ku lansohet Java Kundër-korrupsionit.

Në kuadër të hapjes së kësaj jave, edhe  ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë, së bashku me përfaqësuesit e UNDP-së dhe Institutit Demokratik të Kosovës, të mbajnë fjalime.

Me këtë rast, gjatë ditës do të hapet solemnisht  edhe Muzeu i Korrupsionit i cili ka karakter satirik ku vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni ekzistonte në shoqërinë tonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat