Zeka: Ja pse shqiptarët votuan për Zaevin e jo për partitë shqiptare

Aktuale

Zeka: Ja pse shqiptarët votuan për Zaevin e jo për partitë shqiptare

Nga: BOTA SOT Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 13:07
Milaim Zeka

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar lidhur me zgjedhjet e mbajtura në Maqedoni.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka përmendur arsyet se pse një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë votuar për kreun e LSDM-së Zoran Zaev e jo për partitë shqiptare, shkruan Bota sot.

Më poshtë reagimi i plotë i Zekajt:

Pse nje pjese e madhe e shqiptareve votuan per Zaevin?

Zgjedhjet ne Maqedoni, perpos humbje per lideret shqiptare, ishin nje signal i qarte qe keta njerez eshte koha te mirren me biznese private, po jo me me politike.
Nuk ka dyshim se ne lojen politike ne Maqedoni, jane perzier dhe vazhdojne te perzihen, shume faktor te jashtem, te cilet kane ndikim te madhe tek elektorati, po edhe tek orientimi politik i lidershipit shqiptar atje.

Retorika e perdorur gjate zgjedhjeve nuk ka bere pune. Patriotizmi ballkanik, cdo dite e me shume me thahet, pasiqe njerezit normal, duan pune, duan sherbime shendetesore, duan shkollim, duan pensione, duan siguri, dhe mbi te gjitha ardhmeri. Asnjeren prej ketyre nuk ia ka ofru kjo klase politike. Madje, po ta vendosesh ne peshoren politike, Ali Ahmeti eshte njeriu me pergjegjesine me te madhe ne kete vend, pasiqe jo vetem qe nuk u tregu i zoti t i qoje reformat politike perpara, por perkundrazi, luajti me marreveshjen e Ohrit, duke e lene ne heshtje ate, si dhe nuk beri asnje reforme brenda BDI se. Ai nuk diti ta menagjoje as masakren e Kumanoves, po as rastin e Sopotit, si dhe raste te tjera, ngase, ne mos ai, shumica e njerezve rreth tije ishin te kapur pick nga Gruevski, ne afera te medha te korrupcionit dhe te sexit te impnuar.

Krejte kjo, ne shenje zhgenjimi, e ka detyru votuesin shqiptar ne Maqedoni, qe te thote: Mut per mut, po e zgjedhe mutin maqedon, se ma pak i vjen era. Ne fund te fundit, ma shume ka folur Zaevi per rastin e Sopotit e te Kumanoves, se sa krejte lideret shqiptar ne Maqedoni!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat