Vetura e Komunës së Drenasit del se i është dhënë në shfrytëzim KKZ-së (Dokument)

Aktuale

Vetura e Komunës së Drenasit del se i është dhënë në shfrytëzim KKZ-së (Dokument)

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 17:33
DokumentI

Komuna e Drenasit përmes një komunikate për media ka sqaruar se vetura me regjistrim 01Z-13-03, pronë e komunës, e parë para qendrës së votimit në Nekoc të Drenasit, i është dhënë për shfrytëzim Komisionit Komunal Zgjedhor.

“Komuna e Drenasit sqaron se vetura zyrtare e komunës së Drenasit, e cila ishte e parkuar para qendrës së votimit në Nekoc të Drenasit, me regjistrimin 01Z-13-03, për të cilën raportuan mjetet e informimit më herët, duke e interpretuar si parregullsi, zyrtarisht i është dhënë në shfrytëzim Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), me kërkesë të tyre”, thuhet në komunikatën e Komunës së Drenasit.

Vetura e tipit Toyota i është dhënë në shfrytëzim KKZ për përdorim gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, bazuar në autorizimin zyrtar, dhe KKZ-ja mund ta përdor këtë veturë deri më 19 dhjetor 2016, sqarohet Komuna.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat