Hoxhaj: Me politikë të jashtme aktive synojmë të përmbushim interesat tona të brendshme

Aktuale

Hoxhaj: Me politikë të jashtme aktive synojmë të përmbushim interesat tona të brendshme

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 21:18
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka hapur sonte punimet e Konferencës së katërt të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.

Hapjen e Konferencës e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj i cili gjatë fjalimit ka theksuar faktin se tashmë Konferenca e Ambasadorëve është shndërruar në tradicionale dhe kjo sipas ministrit Hoxhaj tregon se Kosova ka koordinim dhe kontinuitet sa i përket politikës së jashtme.

Siç ka thënë ministri Hoxhaj pikërisht këto janë tipare për të pasur një politikë të jashtme aktive e cila duhet të gërshetojë interesat shtetërore.

“Përmes një politike të jashtme aktive, ne synojmë të përmbushim interesat tona të brendshme. Vëmendje të veçantë do t’i kushtojmë diplomacisë ekonomike, investimeve të huaja direkte, krijimit të vendeve të punës dhe bashkëpunimit ekonomik që do të jetë fokusi jonë i ardhshëm”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat