Vrasësi i ambasadorit të Rusisë në Turqi ka lënë të plagosur edhe disa persona të tjerë, që ndodheshin në galerinë e artit ku ndodhi sulmi.
Ministria e Jashtme turke ka bërë të ditur se terroristi në Ankara i ka shkaktuar plagë edhe një shqiptari, i cili ka nënshtetësi turke.
Të plagosurit janë shtruar në spitalin më të afërt dhe po trajtohen nga mjekët.