Qeveria të ndryshojë, mandatin e FSK-së

Aktuale

Qeveria të ndryshojë, mandatin e FSK-së

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 26 dhjetor 2016 Në ora: 16:47
FSK

“Është e domosdoshme nga zhvillimet e fundit në rajon dhe nga fqinjët e Kosovës, që FSK-ja të shndërrohet urgjentisht në ushtri. Por FSK s’mund të shndërrohet në ushtri me ndarjen e kaq pak mjeteve nga buxheti i vitit 2017”, ka thënë deputeti i AAK-së Daut Haradinaj.  Ndërsa sa i përket kundërshtimit të listës “Srpska”, Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës me një vendim të veçantë duhet të ia ndryshoj mandatin dhe FSK të funksionoj si ushtri. 

As gjatë vitit 2016 Kosova nuk arriti të bëhej me Ushtri. Ndonëse, nga Qeveria e Kosovë kanë deklaruar se janë plotësisht të gatshëm për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, Lista serbe vazhdon të jetë pengesë për  procedimin e ligjit për ndryshimet e nevojshme kushtetuese sa i përket kësaj çështjeje.  Për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shndërrimin e saj në FAK, u diskutua edhe gjatë shqyrtimit të projektligjit për buxhetin e vitit 2017, ku nga deputetët pati ankesa për ndarjen jo të mjaftueshme të mjeteve për FSK-në.

“Është e domosdoshme nga zhvillimet e fundit në rajon dhe nga fqinjët e Kosovës, që FSK-ja të shndërrohet urgjentisht në ushtri. Por FSK s’mund të shndërrohet në ushtri me ndarjen e kaq pak mjeteve nga buxheti i vitit 2017”, ka thënë deputeti i AAK-së Daut Haradinaj.  Ndërsa sa i përket kundërshtimit të listës “Srpska”, Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës me një vendim të veçantë duhet të ia ndryshoj mandatin dhe FSK të funksionoj si ushtri. 

Por, me gjithë vullnetin për ta ndryshuar mandatin e FSK-së, Qeveria e Kosovës nuk po mundet që ta arrij një gjë të tillë.  Bajram Gecaj, këshilltar i Kryeministrit Mustafa, ka thënë për “Bota sot”, se shpresojnë që vitin që vjen do të hasin në mirëkuptimin e komunitetit Serb sa i përket formimit të Ushtrisë së Kosovës. 

“Qeveria e Kosovës është plotësisht e gatshme për këtë transformim. Megjithatë, për një transformim të tillë nevojitet pëlqimi i komunitetit Serb, pasi që kemi të bëjmë me ndryshime kushtetuese. Po shpresojmë që vitin e ardhshëm do të hasim në mirëkuptimin e komunitetit Serb, pasi që FAK nuk rrezikon asnjë komunitet”, ka thënë Gecaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat