Hardinaj: Do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit, s’keni nevojë të alarmoheni

Aktuale

Hardinaj: Do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit, s’keni nevojë të alarmoheni

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 20:14
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka konfimuar se ai do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump.

Ai ka thënë se është i ftuar dhe me shumë kënaqësi do të prezantojë në këtë ceremoni, duke shtuar se është duke i kryer të gjitha procedurat për të udhëtuar drejt SHBA-ve.

“I kam dy ftesa. Për ceremoninë e inaugurimit dhe lutjet e mëngjesit. Në të dyja do të marrë pjesë presidenti i ri Trump. E pashë që dikush ishte alarmuar për këtë ftesë. Unë jam i Kosovës, i këtij vendi”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, “kur zyrtarët e shtetit të Kosovës e vizitojnë Washingtonin gëzohemi dhe ndihemi të respektuar, ndonëse ndonjëherë shkojnë edhe ata që nuk duhet”.

“Të dyja ftesat janë befasi, si ajo e inaugurimit të presidentit të ri dhe ajo e lutjeve të mëngjesit. E vlerësoj këtë ftesë, sepse mendoj që Kosova ka nevojë për SHBA-të, si në planin e jashtëm: në njohje, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Kosova ka nevojë për ndihmë nga SHBA-të për në rend, ligj dhe siguri. Kosova ka nevojë për investime amerikane në Kosovë. Unë këto vizita i bëj duke kërkuar përkrahje për Kosovën, dhe jo duke ofenduar ose mposhtur kundërshtarët politikë” , ka shtuar Haradinaj.

Ndryshe, njëherë në media ishte raportuar se Haradinaj do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, dhe më pas mediat kishin shkruar se Haradinaj nuk do të jetë pjesë e kësaj ceremonie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat