Nikolic për anulimin e vizitës: Njerëzit e mi u torturuan në Merdare

Aktuale

Nikolic për anulimin e vizitës: Njerëzit e mi u torturuan në Merdare

Më: 5 janar 2017 Në ora: 18:28
Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se e ka shtyrë vizitën e tij në Kosovë, për shkak të siç ka pohuar “torturave të pritjes në linjën administrative”

Sipas mediave serbe, Nikoliq e ka marrë vendimin për shtyrjen e vizitës pasi që ekipi i tij është lënë të presë 8 orë në kufi në përpjekje për të hyrë dhe për të aranzhuar ardhjen e tij në Kosovë.

“Është e vërtetë që nuk do të shkoj. Nesër do të nis festimet e Krishtlindjes në parti dhe do të tregoj se ku kisha dëshirë që t’i kalojë. Nuk kishte torturim fizik, por psikik të njerëzve të mi në kufi”, ka thënë Nikoliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat