Në Aeroportin e Prishtinës janë anuluar të gjitha fluturimet e mëngjesit

Aktuale

Në Aeroportin e Prishtinës janë anuluar të gjitha fluturimet e mëngjesit

Më: 6 janar 2017 Në ora: 14:43
Si pasojë e reshjeve të borës mëngjesin e sotëm nga Aeroporti “Adem Jashari” nuk është realizuar asnjë fluturim i paraparë.

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka anuluar të gjitha fluturimet e mëngjesit.

Kështu ka konfirmuar  zyrtari për informim në Aeroportin e Prishtinës, Unidon Krasniqi.

Krasniqi tha se si pasojë e reshjeve të borës mëngjesin e sotëm nga Aeroporti “Adem Jashari” nuk është realizuar asnjë fluturim i paraparë , dhe se janë në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike për të realizuar aterimet.

“Asnjë fluturim i mëngjesit nuk ka ateruar deri më tani për shkak të kushteve atmosferike.  Vetëm një aeroplan është nis,  ndërsa të gjitha fluturimet e tjera janë anuluar”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat