Johnson – Trumpit: Shikoni çfarë kanë bërë rusët në Ballkan

Aktuale

Johnson – Trumpit: Shikoni çfarë kanë bërë rusët në Ballkan

Më: 10 janar 2017 Në ora: 20:32
Boris Johnson, Donald Trump

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë se janë të gabuara mospëlqimet e qeverive të Bashkimit Evropian (BE) ndaj reagimit që Turqia ka dhënë ndaj tentativës për grusht shteti më 15 korrik dhe se Turqia është e rëndësishme për sigurinë e përbashkët të Evropës.

Johnson u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancën e organizuar në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik.

Johnson ka theksuar se është mbrojtës i shtetit izraelit porse rritja e vendbanimeve ilegale në Bregun Perëndimor nuk do t’i kontribuojë paqes, transmeton lajmi.

Sipas Johnson, zgjidhja e vetme e çështjes palestinezo-izraelite është zgjidhja me dy shtete. Duke folur për sulmin e fundit ndaj ushtarëve izraelitë në Jerusalem, Johnson ka potencuar se “Jemi duke u përpjekur që palestinezët ta kuptojnë se nuk do të ketë shpresë për paqe derisa nuk i kontrollojnë ekstremistët”.

Duke vënë në pah se asnjëherë nuk i ka mbështetur politikat e presidentit rus Vladimir Putin në Siri, Sekretari i Jashtëm britanik Johnson ka thënë se “Nëse shikojmë luftën kibernetike të Rusisë dhe veprimtarinë e saj në Ballkanin Perëndimor, shohim se ajo nuk ka bërë gjëra të mira. Megjithatë, është me rëndësi të kuptohet se mund të ketë disa fusha në të cilat mund të punojmë me Rusinë”.

Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe i ka thënë presidentit të ri amerikan, Donald Trump dhe ekipit të tij se Rusia është e gatshme për manovra të ndryshme të ndyta.

Ai ka theksuar se Trumpit dhe ekipit të tij i ka thënë se Rusia është përgjegjëse për hakime gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Siç transmeton AP, Johnson ka thënë se “është praktikisht e qartë se hakimi i emailave të demokratëve ka ardhur nga rusët”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat