Thaçi: Në SHBA isha edhe për të vendosur kontaktet e para me kabinetin e Trump

Aktuale

Thaçi: Në SHBA isha edhe për të vendosur kontaktet e para me kabinetin e Trump

Më: 13 janar 2017 Në ora: 17:57
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë ekskluzive me t’u kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se në udhëtimin e tij disa ditor ka pasur për qëllim edhe vendosjen e kontakteve të para të Kosovës me kabinetin e ri të Presdientit Donald Trump.

“Isha në SHBA në kuadër të përpjekjeve për t’i kultivuar marrëdhëniet tona miqësore, për të falënderuar administratën Obama për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës dhe njëri nga qëllimet e mia ishte të vë kontakte me kabinetin e ri të Presidentit Trump”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi deklaroi se Kosova madje është në avantazh në këtë drejtim, pasi që është vendi i parë që ka vendosur kontakte direkte dhe lidhjet me kabinetin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat