Ministri i FSK-së sinjalizon Serbinë, publikon fotografi të ushtarëve gjatë stërvitjeve

Aktuale

Ministri i FSK-së sinjalizon Serbinë, publikon fotografi të ushtarëve gjatë stërvitjeve

Nga: P.R Më: 15 janar 2017 Në ora: 20:42
FSK-ja gjatë ushtrimeve

Haki Demolli, ministër i FSK-së, në faqen e tij në facebook ka reaguar ndaj deklaratave kërcënuese të liderëve serb, të cilët gjatë ditës së sotme kanë kërcënuar duke thënë se do ta dërgojnë ushtrinë në Kosovë si pasojë e ndaljes së trenit serb i cili nuk u lejua që dje të hynte në Mitrovicë.

Ndaj këtyre kërcënimeve një mesazh reagimi e ka dhënë nëpërmjet fotografive edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli.

Ai në rrjetin social Facebook, ka postuar fotografi ku shihen ushtarët e FSK’së duke bërë stërvitje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat