Eksperti zviceran tregon prapaskenat e trenit dhe lidhjet me Donald Trump: "Vuçiq dhe Nikoliq janë bërë politikisht të mëdhenj nga luftërat nacionaliste"

Aktuale

Eksperti zviceran tregon prapaskenat e trenit dhe lidhjet me Donald Trump: "Vuçiq dhe Nikoliq janë bërë politikisht të mëdhenj nga luftërat nacionaliste"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 janar 2017 Në ora: 07:43
Treni serb

Situata në Ballakn më së fundi dukej e qetë! Por serbët provokuan Kosovën me një tren plot fotografi nacionaliste. Eksperti ballkanik, Daniel Bochsler tregon prapaskenat dhe çfarë lidhje ka kjo me Donald Trump.

BLICK: Zoti Bochsler, serbët dërguan një tren nacionalist me ngjyra kombëtare në Kosovë. Pse gjithë ky provokim?

Daniel Bochsler*: Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, presidenti i saj, Tomislav Nikolic dhe shumë anëtarë qeveritarë janë bërë të mëdhej politikisht nga lufta dhe urrejtja nacionaliste kundër Bosnjës dhe Kosovës. Por ata morrën kthesën. Nën presionin e BE, ata kanë pranuar faktikisht pavarësinë e Kosovës. Në prill serbët kanë përsëri zgjedhje. Ata kërkojnë të luajnë rolin e agjitatorëve nacionalistë.

Sa të rëndësishme janë realisht lidhjet hekurudhore në veri të Kosovës?

Linja Beograd-Mitrovicë ka simbolikë të madhe. Serbia ka humbur Kosovën. Por politika serbe ka qëllim ta pushtojë veriun e Kosovës ku ka shumicë serbe. Jo vetëm me transport – aty autobusët janë më të rëndësishëm se trenat – por edhe politikisht. Për qeverinë e Kosovës është gjithashtu e papranueshme slogani me 21 gjuhë të ndryshme“Kosova është Serbi”.

Të gjithë mendonim që në këto territore kishte më në fund paqe. Çfarë ndodhi realisht tani, do zhytet përsëri rajoni në luftë?

Ngjarja na kujton episode të shëmtuara. Situata realisht është stabile dhe dy qeveritë janë pajtuar në shumë çështje pragmatiste. Por çdoherë kur ka zgjedhje ndokush hudh benzinë zjarrit. E gjithë manovra e përbashkët ruse-serbe ose bojkotet kundër njëra-tjetrës mes Kroacisë dhe Serbisë, na e tregojnë këtë.

Mund të ketë pasur ndonjë ndikim presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump?

Në fakt nuk mund të përjashtohet që afrimi i zgjedhjes president i Donald Trump ka ngritur adrenalinën te serbët nacionalistë. Trump nuk është vetëm shok i Putinit, por edhe nacionalistët serbë e duan atë. E njëjta qeveri që dërgoi trenin dhe kërcënoi Kosovën me luftë, sot na paraqitet, që stopoi trenin për të parandaluar më të keqen.

Pra kishte kërcënime për “luftë”. Mund të mendojmë se rajoni do ketë valë të re dhune?

Tani për tani kjo është e pamundshme, pasi shumë pika të konflikteve mes Serbisë dhe Kosovës janë sqaruar. Serbia nuk mund tu drejtojë armën trupave ndërkombëtarë – inklusiv me Swisscoy – të cilat garantojnë stabilitetin e Kosovës. Dhe mbi të gjitha: Kryeministri Vucic në skenë është paraqitur si  paqësor.

Si duhet të reagojë BE në rastin e trenit?

BE është në qorrsokak. Politikanët e Beogradit dhe Prishtinës e dijnë: Nëse tensionohet situata, paraqitet në telefon Angela Merkel dhe qetëson gjakrat. Por në planin afatgjatë nuk mund të jap zgjidhje loja e dyfishtë mes provokimeve të brendshme politike dhe maturia europiane. Bile në lojë është paraqitur dora nacionaliste. BE mundohet që ti zgjidh problemet edhe kur bëhet fjalë për qeveri autoritare.

Image

Si duhet të shihet paqja mes dy shteteve? A ishte zgjidhja e deritanishme më e drejta?

Vetëm një zgjidhje, që pakicat e tyre respektohen – pra shqiptarët në jug të Serbisë dhe serbët në veri të Kosovës – mund të zgjidh krizën në mënyrë afatgjate. Me presionin e Brukselit dy qeveritë kanë nënshkruar marrëveshje që pragmatisht kanë rregulluar situatën. Që nga fitimi i prefiksit të Kosovës deri te krijimi i asocionit të komunave serbe.

Kosova vlen si shtëpia e varfër e Europës. Përkundër këtyre marrëveshjeve dhe ndihmës europiane, ajo nuk mund të dalë nga situata. Ku është problemi?

Pavarësisht reformave në Kosovë sundojnë politikanë me lidhje kriminale dhe të akuzuar për krime lufte. Andaj në vend filluan konflikte të panevojshme. Përshembull gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës me Serbinë, vendi u zhyt në kaos politik. Opozita bllokoi parlamentin duke hedhur gazlotsjellës.

* Daniel Bochsler (38) nga Berni është profesor për shkencat politike në Universitetin Kopenhagen dhe në Qendrën për Demokraci Aarau. Studimet e tij fokusohen kryesisht në vende të ndara etnike. Një kohë të gjatë ka studiuar mbi Jugosllavinë, duke publikuar një sërë dokumenta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat