Thaçi: FSK-ja, forcë profesionale e gatshme për çdo sfidë

Aktuale

Thaçi: FSK-ja, forcë profesionale e gatshme për çdo sfidë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 13:27
Pamje nga takimi

Forca e Sigurisë së Kosovës është rekrutuar dhe është përgatitur në bashkëpunim me NATO-n dhe sipas standardeve të NATO-s.

Kështu është shprehur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një takim të cilin e ka zhvilluar me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Thaçi e Rama sipas kumtesës nga presidenca,  është biseduar për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të saj për t’iu përgjigjur nevojave të Republikës së Kosovës për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama e informoi Thaçin për të arriturat e FSK-së dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj force.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është trajnuar sipas standardeve më të larta të NATO-s dhe është e gatshme të jetë ushtri e Kosovës”, u shpreh Rama.

Presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me planet për të ardhmen e kësaj force.

 “FSK është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, shumetnike, me përfaqësim të duhur gjinor dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave të sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat