Suedia mbështet FSK-në

Aktuale

Suedia mbështet FSK-në

Më: 17 janar 2017 Në ora: 14:04
Pamje nga takimi

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Henrik Nilsson.

Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë, me theks te veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Suedisë.

Demolli e Nilsson folën edhe për ndihmën dhe mbështetjen që ka dhënë dhe  po vazhdon të japë Mbretëria e Norvegjisë që nga kontributi i saj  për sigurinë dhe paqen në Kosovë, pastaj ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer në drejtim të ngritjes, zhvillimit dhe fuqizimit të institucioneve të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat