FSK-ja filloi aksionin humanitar për dhurimin e gjakut

Aktuale

FSK-ja filloi aksionin humanitar për dhurimin e gjakut

Më: 17 janar 2017 Në ora: 15:03
Pamje nga dhurimi i gjakut

Në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, sot filloi aksioni humanitar për dhurimin e gjakut, i cili do të vazhdojë për dy javë në të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë të MFSK-së, dhe po realizohet nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe Kompania e Mjekësisë e FSK-së.

“Ky aksion humanitar, ka disa vite që realizohet në FSK gjatë dy fazave brenda vitit. Sipas menaxherit për marketing të QKTGJK-së, zoti Fadil Mahmuti, interesimi i pjesëtarëve të FSK-së dhe stafit civil të Ministrisë së FSK-së, është  tejet i madh.  Që në ditën e parë, këtij aksioni i janë  përgjigjur mbi 30 pjesëtarë të MFSK-së. FSK-ja, tashmë e ka bërë  traditë organizimin e aksioneve humanitar për dhurimin e gjakut, me moton;  një pikë gjak për shpëtimin e një jete, thotë dr. Xhevdet Tahiraj, drejtor i Departamentit të Mjekësisë në MFSK”, thuhet në një komunikatë të FSK-së.

Aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, që nga dita e sotme, do të vazhdojë edhe  për dy javë rresht në të gjitha kazermat e FSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat