Vlora Çitaku takohet me Donald Trump, ja çfarë i tha ajo për Kosovën

Aktuale

Vlora Çitaku takohet me Donald Trump, ja çfarë i tha ajo për Kosovën

Nga: A.Zh Më: 18 janar 2017 Në ora: 07:14
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është takuar mbrëmë me Presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Ambasadorja Çitaku, ishte pjesëmarrëse në një ngjarje të organizuar nga kabineti i Trump-it në prag të inaugurimit të tij President.

Në një postim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se kishte rastin që të zhvillojë edhe një bisedë të shkurtër, me tashmë njeriun më të fuqishëm në botë, përcjell Bota sot.

“Mbrëmje e mrekullueshme në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik. Pata rastin të flas shtruar me presidentin e zgjedhur, Trump, me të nominuarin për Sekretar Shteti, Rex Tillerson dhe këshilltarin për Siguri, Michael Flynn. U thash se jam një ambasadore krenare e vendit më pro-amerikan në botë”., ka shkruar Çitaku./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat