Kosova dhe Donald Trump

Aktuale

Kosova dhe Donald Trump

Më: 20 janar 2017 Në ora: 08:30
Shtatorja e Bill Clinton në Prishtinë

Me ardhjen e presidencës së Trump-it qytetarët e Kosovës druajnë, se mund ta humbasin m bështetjen e SHBA-së për shtetin e tyre të brishtë.

Një statujë tre metra e lartë e Bill Clinton qendron në një qoshe të bulevardit që mban emrin e tij. Aty pranë era e ftohtë e dimrit valëvit flamurin. Në fasadat e një godine me apartamente pas statujës varet një portret i madh i ish-presidentit të SHBA-së plot  buzëqeshje. Kjo është një shenjë e raporteve të veçanta të Kosovës me Amerikën, dhe veçanërisht me demokratët e familjen Clinton.

Pak metra më tutje nga statuja e Bill Clinton-it, vitrina e një dyqani mban emrin Hillary. Eshtë një butik me veshje për gra, që shet kostume të stilit Hillary Clinton, veshje zyrtare dhe për raste të veçanta. Pronarja, Elda Morina, është një tifoze e madhe e znjs. Clinton. "Ajo ka një stil klasik, praktik por elegant", thotë ajo për DW. "Por gjithashtu i përmbahet karakterit të saj, ajo një grua e frotë, një frymëzim i vërtetë."

Gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve 1990, ishte Amerika nën drejtimin e presidentit Bill Clinton që u angazhua për çështjen e Kosovës me një ndërhyrje ushtarake kundër Serbisë. SHBA-ja qysh atëherë vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën në përpjekjet e aj për pavarësinë.

Grupe studentësh kalojnë çdo ditë gjatë rrugës për në universitet pranë statusëj së Clinton-it. Besa, një 20 vjeçare, studente për matematikë, thotë, se ajo është krenare që ka një statujë të tillë në qytetin e saj. "Kjo është më e pakta që mund të bëjmë", thotë ajo. "Ai na ndihmoi ne të jemi të lirë, kur në Kosovë ishte luftë. Tani edhe ne mund të celebrojmë katër korrikun. Ne e duam shumë Amerikën."

Faktori Trump

Besa i ka ndjekur me vëmendje zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhja e Trump-it e ka lënë atë dhe të tjerët në një gjendje tensioni dhe pritjeje. "Ne druhemi nga Donald Trump, epse ai mund të bëjë ndryshime që nuk janë të mira për Kosovën", i thotë ajo DW-së. 

Kosova është ende në procesin e rikuperimit nga një konflikt ende larg të qenit i zgjidhur. Kur Kosova, kryesisht myslimane, u përpoq të shkëputej nga Jugosllavia, paoi një konflikt brutal i armatosur. Konflikti u zhvillua mes ushtrisë asokohe të ish-Jugpsllavisë (sot Serbia) dhe forcave rebele të shqiptarëve të Kosovës të organizuara në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në mars 1999, pas vite luftimesh, SHBA-ja drejtoi ndërhyrjen e NATO-s kundër burrit të fortë të Serbisë Sllobodan Millosheviç. Operacioni i bombardimeve të NATO-, që zgjati tre muaj, e detyroi Millosheviçin të tërheqë trupat nga Kosova dhe kështu iu dha fund luftës.

Qysh atëherë trupat e NATO-s janë dislokuar në Kosovë në misionin paqeruajtës të KFOR-it. Kosova deklaroi në mënyrë unilaterale pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008. Serbia ende e konsideron Kosovën provincë të saj, por sot Kosovën e kanë njohur 113 vende anëtare të OKB-së. Këshilli i Sigurimit nuk e ka njohur sovranitetin e Kosovës për shkak të vetos së Rusisë dhe të Kinës kundër pavarësisë dhe në mbështetje të Serbisë. Shumë mendojnë tani, se me zgjedhjen e Donald Trump-it do të shuhet dhe shpresa për mundësinë e njohjes zyrtarisht të pavarësisë nga OKB-ja.

"Arsyeja përse ne kemi  qenë të sukseshëm ndërkombëtarisht ka të bëjë me angazhimin aktiv të SHBA-së", thotë Agron Demi, analist politik në thinktank-un kosovar GAP. "Ne besojmë se me lobbimin e SHBA-së mund të marrim edhe më shumë njohje. Ne kemi 113 vende në anën tonë, por na duhen edhe më shumë", shton ai.

Analisti Agron Demi druan, se mbështetja nga SHBA-ja do të ndryshojë kur Trump të jetë president. "Ka shumë njerëz, duke më përfshirë edhe mua, që mendojnë, se do të jetë më e vështirë për Kosovën nën presidencën Trump", thotë ai "Demokratët gjithmonë e kanë mbështetur çështjen e Kosovës. Ne kemi nevojë për këtë mbështetje, por tani me Trump drauj, se nuk do ta kemi atë."

Një pjesë e kësaj frike mund të shpjegohet me praninë e NATO-s në Kosovë. Gjatë fushatës presidenciale Donald Trump deklaroi, se Amerika nuk do të vazhdojë të mbrojë aleatët e saj në NATO nëqfotëse një gjë e tillë do të kërkojë rritje e shpenzimeve ushtarake për aleancën. Në fillim të kësaj jave ai e quajti NATO-n si "jashtë kohe", duke shkaktuar me këtë deklaratë pasiguri të mëtejshme.

Beteja e Kosovës

Kosova nuk ka një ushttri të vetën dhe është e varur nga NATO-ja për mbrojtjen e kufijve të saj administrativ. Prishtina nuk ka kontroll në territorin verior të Kosovës, që efektivisht ndodhet nën kontrollin e Beogradit.

Në veri të Kosovës shumica e qytetarëve janë serbë të kosovës, që përbëjnë pesë përqind të popullsisë. Ndarja e vendit është e dukshme në qytetin e Mitrovicës, ku ura mbi luminë Ibër ndan faktikisht shqiptarët nga serbët e Kosovës.

Dhjetra postera me Donald Trump-in janë afishuar në veri të Kosovës gajtë muajve të fundit dhe në to shprehet mbëhtetja e serbëve për Donald Trump-in. "Njerëzit në veri shpresojnë, që Trump do t'u ndihmojë atyre dhe do ta bëjë sërih Kosovën pjesë të Serbisë", thotë Demi. "Kjo është shqetësuese dhe në dëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë."

Prishtina dhe Beogradi janë angazhuar në procesin e negociatave të ndërmjetëuara nga Bashkimi Europian qysh nga viti 2011 me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Por raportet midis dy shteteve janë përkeqësuar pas arrestimit në Francë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dukeu bazuar në një fletarresti nga serbia. Një tjetër acarim shkaktoi edhe treni i nisur nga Serbia në relacionin Beograd-Mitrovicë dhe i dekoruar me parrullën në 21 gjuhë se "Koova është Serbi". Treni undalua pak para se të arrinte në kufirin administrativ me urdhër të kryeministrti të Serbisë, i cili besonte, se shqiptarët e Kosovës kishin planifikuar ta sulmonin trenin.

Dashuri pa kushte?

Zyrtarët e Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me ndryshimin e pushtetit në SHBA. Sidoqoftë presidenti Hashim Thaçi e uroi zyrtarisht Trump-in pas fitores në zgjedhje. "Miqësia e përhershme mes vendeve dhe popujve tanë është baza mbi të cilën ne do të vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin bilateral", është shprehur Thaçi me diplomaci.

Trump ende nuk e ka komentuar sipas pikëpamjeve të tij politikën ndaj Kosovës dhe Ballkanit. "Askush nuk e di se çfarë do tëbëjë Trump-i, konkludon Agron Demi duke shtuar, se "ne vetëm mund të presim dhe të shpresojmë që marrëdhëniet tona me SHBA-në dhe NATO-n nuk do të ndryshojnë për keq."

Pronarja e butikës Hillary, Elda Morina, është e zhgënjyer, që Hillary Clinton nuk u bë presidentja e parë grua e SHBA-së. Por ajo thotë, se gjtihashtu e respekton vendimin e amerikanëve. "Nëse Amerika ndihet mirë me Trump-in, është mirë edhe për ne", thotë ajo. "Ne i duam pa kushte amerikanët."

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat