Lajmërohet Haradinaj: Me trup në Francë por me zemër në Amerikë, urime Trump!

Aktuale

Lajmërohet Haradinaj: Me trup në Francë por me zemër në Amerikë, urime Trump!

Nga: A.Zh Më: 20 janar 2017 Në ora: 19:39
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj nga Franca ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Donald Trump.

Në një postim në Facebook, Haradinja ka thënë se është i bindur se SHBA do të jenë partner strategjik i Kosovës edhe nën udhëheqjen e Presidentit Trump.

“Unë me zemer sot isha në Washington, ani se me trup në Francë e në pritje të lirisë që nuk tjetërsohet”, ka shkruar ai, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Urime Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, urime Popullit Amerikan!

Falënderime për Presidentin e deritashëm Obama dhe Administratën e tij, për gjithë mbështetjen për Kosovën dhe popullin e saj për këto tetë vjet!

Jam i bindur se SHBA do të jenë partner strategjik i Kosovës edhe nën udhëheqjen e Presidentit Trump!

Unë me zemer sot isha në Washington, ani se me trup në Francë e në pritje të lirisë që nuk tjetërsohet.

Urime Amerikë!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat