Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, zbulohet plani ushtarak që do ta dridh botën

Aktuale

Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, zbulohet plani ushtarak që do ta dridh botën

Më: 21 janar 2017 Në ora: 00:09
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë pasi që dha betimin dhe pas paradës inauguruese. Shtëpia e Bardhë ka bërë publike planet e administratës së re.

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump dëshiron që t’i rris kapacitetet e mbrojtjes antiraketore si kundërpërgjigje për kërcënimet balistike nga Korea e Veriut dhe Irani, thuhet në dokumentin e ri nga Shtëpia e Bardhë.

“Do të zhvillojnë sistemin më bashkëkohor antiraketor që të mbrohemi nga sulmet raketore të vendeve sic janë Irani dhe Korea e Veriut”, thekson Shtëpia e Bardhë në faqen e rifreskuar në sajtin e saj në internet, me titullin “Amerika para së gjithash”.

Gjithashtu premtohet se “përsëri do të ndërtohet ushtria amerikane” dhe se do të ndalohet trendi i zvogëlimit të numrit të ushtarëve amerikanë dhe aeroplanëve që ka ndodhur dekadën e fundit.

“Nuk mund të lejojmë që vendet tjera të tejkalojnë kapacitetet tona ushtarake”, thuhet në dokumentin e publikuar nga administrata e re amerikane.

Edhe pse nuk e kanë ende të plotë sistemin antiraketor për të cilin ka endëruar ish presidenti republikan, Ronald Regan (1981-1989), SHBA-të tashmë kanë sistem i cili mund t’i parandalojë raketat interkontinentale balistike, thekson AFP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat