Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar në profilin e tij në Facebook, pas konfirmimit se dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe Serbisë do të takohen me 24 janar në Bruksel, edhe për kundër kërkesave që të pezullohen bisedimet.
Ja postimi i plotë i Lekajt në Facebook:
Kosova duhet të ndryshojë karshi Serbisë se pa ndryshuar!
Mospjesëmarrja e udhëheqësve institucional në protestën gjithë popullore të organizuar nga OVL-UÇK në mbështetje të një ish-kryeministri dhe një lideri politik me ndikim në Kosovë e për të shfaqur bashkë me ata mijëra njerëz që ishin dje, mos pajtimin me trajtimin që po i bëhet luftës çlirimtare.
E në anën tjetër konfirmimi i njërit prej këtyre udhëheqësve të Kosovës se do të takohet me kryeministrin e trenit pushtues serb është treguesi më i mirë se kush është sot në krye të vendit dhe se sa janë të sigurtë çlirimtarët e Kosovës dhe e ardhmja e saj, duke i pasur udhëheqës disa servila e armik të njëjtin shtet veç ndoshta ma te sofistikuar.
Prandaj Kosova duhet të jetë ndryshe për t'i bërë ballë Serbisë e cila nuk ka ndryshuar.