Qeveria konstituoi komisionin e ri për matje të territorit

Aktuale

Qeveria konstituoi komisionin e ri për matje të territorit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:32
Pamje nga takimi

(E plotësuar) -  Kryeministri i vendit Isa Mustafa në takimin e parë të komisionit të ekspertëve, për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka deklaruar se Qeveria nuk do të jap udhëzimet se si do të punojë komisioni, por është ky i fundit ai që do të caktojë kriteret dhe teknikat për matjen e territorit. Ai tha se është mirë që gjërat të sqarohen dhe të mos krijohet konfuzion rreth territorit të vendit. Ndërsa pohoi se raporti përfundimtar i komisionit do të miratohet në Qeveri.

Mutafa u tha anëtarëve të komisionit se do ta kenë mbështetjen e plotë dhe se presin që punën ta bëjnë në mënyrë të pa ndikuar me përgjegjësi dhe etikë profesionale. Sipas tij, Qeveria nuk e ka marrë përsipër që vet të caktojë anëtarët e komisionit, por ka përcaktuar vetëm organizatat, përkatësisht organet nga të cilat ka kërkuar që ata të delegojnë anëtarë të komisionit, përkatësisht, ekspertë në komision. Ai tha se është mirë që gjërat rreth territorit të vendit të sqarohen, pasi që kjo  është e dobishme për Kuvendin e Kosovës pa i ndarë  pozitë opozitë, për Qeverinë dhe për komunikimet me faktorin ndërkombëtar.

Mustafa: Është mirë që të sqarohen gjërat

“Ne si Qeveri nuk do të japim udhëzime se si të punon komisioni, sepse konsiderojmë që komisioni është profesional dhe do ta lëmë plotësisht në kompetencë dhe përgjegjësi të komisionit që të përcaktojë kriteret metodologjinë dhe teknikat e matjes së territorit të Kosovës. Dëshiroj vetëm të them që ne do të mbështesim plotësisht në mënyrë logjistike punën e komisionit...raporti që ju do ta bëni përfundimisht do ta aprovojë Qeveria e Kosovës dhe pastaj me këtë raport do ta njoftojmë Kuvendin e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës, lidhur me territorin të cilin ne e kemi tani dhe territorin të cilin e kemi pasur para datës 25 gusht 2015. Unë konsideroj se është një ndërmarrje shumë e rëndësishme për ne, sepse edhe qytetarët e Kosovës janë të interesuar që ta dinë saktësisht se sa është territori i Republikës së Kosovës, për arsye të shumë diskutimeve dhe kontesteve që janë zhvilluar në këtë aspekt, por edhe Bashkësia ndërkombëtare duhet ta dijë se cili është territori i Republikës së Kosovës, i atij shteti që ata e kanë njohur ndërkombëtarisht, sepse neve na kanë njohur 113 shtete në mënyrë ndërkombëtare, në territorin në të cilin e kemi shpallë pavarësinë e shtetit. Prandaj, është mirë që mos të krijohet ndonjë konfuzion dhe të sqarohen gjërat”, tha ai.

Ndërkaq pohoi se do të ketë dhe vëzhgues ndërkombëtar nga ambasada e SHBA-ve, nga BE dhe KFOR-i, të cilët  do ta vëzhgojnë punën e këtij komisioni.

Image
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Mustafa: Komisionin do të ketë dhe vëzhgues ndërkombëtar

“Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 23 dhjetor të vitit të kaluar kemi pru vendimin për themelimin e komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës. Sipas këtij vendimi detyrë e komisionit, është që të bëjë matjen e territorit, para datës 25 gusht, para nënshkrimit të marrëveshjes për Demarkacionit me Malin e Zi dhe pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje për të përcaktuar saktësinë e territorit të Republikës së Kosovës. Në komision janë përfshirë përfaqësues të organizatave shkencore, profesionale të institucioneve të shtetit që merren me këtë fushë. Pastaj, kryetarët e katër komunave që kufizohen me Malin e Zi, komunës së Pejës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, përfaqësuesit e shoqërisë civile, ekspert dhe dy përfaqësues nga rajoni i Rugovës, që përcaktohen nga komuna e Pejës. Po ashtu, kemi lutur përfaqësuesit ndërkombëtar që të kemi dhe vëzhgues ndërkombëtar, që d o ta vëzhgojnë punën e komisionit dhe kemi marrë po ashtu dhe propozime prej tyre, për një vëzhgues nga Ambasada e SHBA-ve një, nga BE dhe një nga KFOR-i”, tha ai.

Në takimin e komisionit munguan përfaqësuesit nga opozita, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, ai i Junikut, Agron Kuçi dhe dy përfaqësuesit nga Rugova.

Ndërkaq, kryetar i Akademisë dhe Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, i cili do të jetë edhe kryesuesi i komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, tha se komisioni do të bëjë çështë e mundur që të kryej punën sa më profesionale, për heqjen e dilemave rreth territori.

Islami ka thënë se nuk e kanë të lehtë e as e pëlqyeshme detyrën që iu është ngarkuar nga shteti, sepse materia është komplekse dhe debati është zhvilluar me tensione të lartë.

Islami: Na u ngarkua një detyrë jo e lehtë

“Detyra që na është ngarkuar nga Qeveria e Republikës dhe kryeministri i saj nuk është e lehtë, as e pëlqyeshme as popullarizuese, ngase materia është e ndjeshme dhe komplekse dhe se debati tash e një vit e gjysmë është zhvilluar me tensione shumë të larta deri në skajshmëri. Komisioni do të bëjë krejt çka është e mundur që ta kryej këtë detyrë me përgjegjësi të lartë profesionale, do të punojë në favor të vetëm një komponenti, të së vërtetës dhe me këtë të heqjes së dilemave rreth madhësisë territoriale të Kosovës, para 25 gushtit 2015 dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi...komisioni do të qëndrojë larg ndikimeve dhe animeve politike partiake, të grupeve të interesit, sikurse që do t’i lë anash emocionet patetizmin folklorin, iracionalitetin. Neve na duhet në këtë moment vetëm profesionalizmi, është më se i nevojshëm konsensusi i plotë i të gjitha forcave politike dhe gjithë institucioneve profesionale”, tha ai.

Ndërsa vuri në dukje dhe mungesën e opozitës për të cilët tha se ishin ata që kanë ngre dyshime për humbje të territorit.

Islami: Mjerisht ftesës nuk i përgjigjen ata që ngritën dyshime

“Mjerisht sot vërehet një boshllëk. Si duket kryeministrit nuk u kanë përgjigjur pozitivisht disa subjekte, pikërisht ato subjekte dhe ata individë të cilët kanë ngre dyshime që Kosova po humb territor. Këtu është rasti të debatohet dhe të ballafaqohen të dhënat dhe argumentet pro apo kundër, midis profesionistëve pa i dhuruar askujt pa asnjë centimetër territor”, tha ai.

Ndryshe, anëtarë të këtij komisioni janë nga Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore, Fitim Humolli. Nga Grupi për Ballkan për hulumtime të politikave është caktuar, Jeton Rexha, nga Agjencioni i Kadastrit të Kosovës, është caktuar Avni Ahmeti, nga Agjencioni i Ujërave është caktuar Fidan Bilalli. Nga Agjencioni i pyjeve është caktuar, Faruk Bojaxhi, nga KOSST, Besim Gërxhaliu, nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit, Agron Luta, nga Policia e Kosovës, nënkolonel Kamer Jonuzaj nga departamenti i kufirit, nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës, Idriz Shala, kryetaret e komunave të Pejës Deçanit, Istogut dhe Junikut, si dhe dy përfaqësues janë caktuar nga Peja, Ali Lajçi dhe Rrustem Selimaj.

Islami: Komisioni do të qëndrojë larg animeve politike

Kryetar i Akademisë dhe Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, i cili do të jetë edhe kryesuesi i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, tha se Komisioni do të bëjë çështë e mundur që të kryej punën sa më profesionale, për heqjen e dilemave rreth territori.

Islami ka thënë se nuk e kanë të lehtë e as e pëlqyeshme detyrën që iu është ngarkuar nga shteti, sepse materia është komplekse dhe debati është zhvilluar me tensione të lartë.

Image
Kryetar i Akademisë dhe Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, i cili do të jetë edhe kryesuesi i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës

“Komisioni do të bëjë ç ‘është e mundur të kryej detyrën profesionale për heqjen e dilemave rreth territorit. Ky komision do të merret me shkaqet dhe efektet politike, komisioni ka detyrë të bëjë matjen e territorit të Kosovës. Komisioni do të qëndrojë larg animeve politike dhe do të lejë anash folklorin, patetizmin sepse na duhet vetëm realiteti. Është i nevojshëm konsensusi i plotë i forcave politike dhe institucioneve, mjerisht kryeministrit nuk i janë përgjigjur subjektet që kanë ngre dyshime që Kosova po humbë territor. Puna jonë do të jetë profesionale, ne dhe gjithë Kosovës i duhet rezultati që të qetësohen shpirtrat dhe ndërgjegjja që vendi të ecë përpara dhe të krijohet një raport i mirë me fqinjët dhe miqtë tanë ndërkombëtar”, tha Islami

Mustafa: Territori i Kosovës duhet të matet para 25 gushtit, ja kush do ta udhëheqë komisionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në takimin e parë të komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, ka deklaruar se Qeveria nuk do të jap udhëzimet se si do të punojë komisioni por është ky i fundit do të caktojë kriteret dhe teknikat për matjen e territorit. Ai sqaroi se raporti përfundimtar i komisionit do të miratohet në Qeveri.

Mustafa tha se detyrë e komisionit është ta bëjë matjen e territorit para datës 25 gusht për të përcaktuar saktësinë e territorit.

“Ne do ta mbështesim në mënyrë logjistike punën e komisionit. Qytetarët janë të interesuar ta dinë sa është territori, edhe BE duhet ta dijë cili është territori i Kosovës, e shtetit që kanë njohur ndërkombëtarisht, prandaj është mirë që mos të krijohet konfuzion dhe të sqarohen gjërat edhe për ata që kanë pasur mendime të ndryshme, edhe për qytetarët që të sqarohen, ta kemi një përgjigje të saktë e cila është e dobishme për të gjithë, për Kuvendin, Qeverinë, institucionet e vendit dhe komunikimet tona, për faktorin ndërkombëtar. Kisha propozuar në emër të Qeverisë që kryetari i Akademisë, Hyvzi Islamin ta drejtojë punën e këtij komisioni, prej këtij momenti ne e lëmë në kompetencën tuaj. Si Qeveri e marrim obligim që të gjitha adresimet, dokumentacionet që iu nevojitet të iu sigurojmë”, tha ai.

Ai shpjegoi se në komision janë përfshirë përfaqësues të institucioneve të shtetit, kryetarët e katër komunave që përkufizohen me Malin e Zi, përfaqësues të shoqërisë civile.

“kemi lut përfaqësuesit ndërkombëtar që të ketë vëzhgues ndërkombëtar nga SHBA, BE dhe KFOR-i. Qeveria nuk e ka marrë përsipër që të caktoj anëtaret e komisionit por vetëm organizatat që të dërgojnë ekspert në komision. Nga Akademia e Shkencave, Hyvzi Islami, nga grupi për ballkan, Jeton Rexha, nga Agjencioni i Kadastrit, nga KOSST, Besim Gerxhali, nga AKP, Agron Luta, nga policia, Kamer Jonuzaj, nga ASK, Idriz Shala, kryetaret e komunës së Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut, dhe dy përfaqësues të caktuar nga Peja, Ali Lajqi dhe Rrustem Selimi”, tha Mustafa.

Takimi i komisionit për matjen e territorit

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, do të mblidhet sot për herë të parë.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit.

Qeveria e Kosovës më 18 janar u ka bërë thirrje partive opozitare të marrin pjesë me përfaqësuesit e tyre në këtë takim.

“Duke pasur parasysh interesat vitale të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe duke ditur zhvillimet e fundit dhe domosdoshmërinë për unifikim rreth kauzave shtetërore, Qeveria e Republikës së Kosovës i fton përfaqësuesit e tri subjekteve politike, Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, që t’i dërgojnë ekspertët e tyre në komision, kontributi i të cilëve do të ishte tejet i çmuar në këtë proces shtetëror”, është thënë në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Pjesëmarrjen në punën e këtij komisioni e kanë konfirmuar të gjithë anëtarët, përveç ata të tri subjekteve opozitare.

Në këtë komision janë ftuar në cilësinë e anëtarëve përfaqësues nga:

- Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës;

- Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore;

- Lëvizja Vetëvendosje!;

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat