Vetura me targa të Serbisë 'ngriti në këmbë' Prishtinën

Aktuale

Vetura me targa të Serbisë 'ngriti në këmbë' Prishtinën

Më: 31 janar 2017 Në ora: 18:58
Një model Opel ngjyrë hiri është gjetur i braktisur sot rreth orës 16:00 para hyrjes së Grandit

(Eplotësuar) -  Një veturë me targa të Beogradit, e një komapie taksie është braktisur sot afër hotel “Grand” në qendër të Prishtinës.

Vetura ka qëndruar aty që nga ora 16:00 deri pas orës 20:00, pasi ngjalli dyshime për ndonjë mjet shpërthyes.

Pas disa orësh hetime nga Policia e Kosovës, u vërtetua se në veturë nuk u gjend asgjë e dyshimtë.

Kjo veturë mund të shihet edhe provokim nga ana e Serbisë, pasi ishte me targa të Beogradit.

U raportu se shoferi i kësaj veture ishte nga Graçanica.

Mirëpo, kompania “Profi taxi”, të cilës i takon kjo veturë, nuk është nga Beogradi, por nga pjesa veriore e Mitrovicës.

Kjo kompani e cila vepron në Mitrovicë ka disa vetura të një marke – Opel Astra, por që janë me targa të qyteteve të ndryshme të Serbisë, e të njëjtit lloj ishte edhe vetura që u braktis në qendër të Prishtinës.

Ndryshe kjo kompani njihet edhe me emrin “Profi taxi Kosovska Mitrovica”.

Policia e Kosovës: Nuk ka mjet shpërthyes

Rexhep Sijarina nga Policia e Kosovës ka theksuar se nuk ka mjet shpërthyes në veturën e cila ndodhet në afërsi të Grandit.

Ai ka thënë se personi i cili e ka lënë veturën në afërsi të Grandit është identifikuar.

“Siç kemi marrë informacion, rreth orës 16:00, vetura ka qenë e ndezur. Në veturë është gjetur një telefon mobil dhe të holla në valutën e Serbisë. Vozitësi nuk ka qenë. Për momentin nuk ka asnjë mjet të dyshimtë. Vozitësi është identifikuar”.

“Ai ka shkuar në një ceremoni – një rit fetar – në Graçanicë dhe është nisur drejt Prishtinës me një patrulle policore… Vëllai i këtij personi është për momentin në stacionin e Policisë në Prishtinë, duke u intervistuar”, ka deklaruar nënkoloneli i Policisë së Kosovës.

Sijarina më tej ka theksuar se vetura do të largohet pasi të kryhen të gjitha ekzaminimet.

Detaje të reja për veturën nga Beogradi të ndaluar nga Policia

Vetura e ndaluar nga Policia e Kosovës ndodhet në Prishtinë qysh prej orës 14:00.

Njëri nga taksistët ka treguar se pas katër orë qëndrimi, kanë lajmëruar policinë dhe fillimisht është provuar të bartët vetura me merimangë, por me pas është lëshuar poshtë.

Për kontrollin e kësaj veture policia ka angazhuar edhe qentë.

Media ka marrë vesh se shoferi i veturës së dyshuar me targa të Beogradit e ka lënë aty veturën dhe ka ikur.

Kështu ka thënë sigurimi i Hotelit Grand.

“E ka lënë veturën dhe ka ikur”, tha ai. Ndërkohë, forca të shumta policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen e hotelit “Grand” në kryeqytet, pasi ka marrë informata për një automobil të dyshimtë me targa të Beogradit.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti, ka konfirmuar rastin për "Bota sot" duke thënë se policia është duke u marrë me rastin, por pa dhënë detaje të tjera.

“Një model Opel ngjyrë hiri është gjetur i braktisur sot rreth orës 16:00 para hyrjes së Grandit. Policia është duke u marrë me të”, ka deklaruar ajo.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat