Kryeministri Mustafa kujton rënien e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit

Aktuale

Kryeministri Mustafa kujton rënien e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit

Më: 31 janar 2017 Në ora: 22:08
Akademia perkujtimore

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në 20 vjetorin e rënies së Zahirit, Hakifit dhe Edmondit, ka shkruar se ata luftuan me trimëri epike, sepse e deshën këtë vend dhe lirinë e tij më shumë se çdo gjë tjetër.

Shkrimi i kryeministrit Mustafa i publikuar në Facebook:

Sot u mbushën 20 vjet nga rënia heroike e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës. Ata luftuan me trimëri epike sepse e deshën këtë vend dhe lirinë e tij më shumë se çdo gjë tjetër. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi me jetën, veprat dhe heroizmin e tyre, janë shndërruar në figura frymëzuese për brezat e rinj të Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat