Aksidentohet vetura e ambasadorit Delawie

Aktuale

Aksidentohet vetura e ambasadorit Delawie

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 15:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vetura e ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, është aksidentuar sot në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.

Në pamjet e kapura nga Ekonomia Online, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Ambasadori Delawie ishte në një konferencë së bashku më drejtorin e misionit të USAID-it, James Hope, në një konferencë te “Gjirafa”, ku kanë folur për nisjen e partneritetit të ri për zhvillimin e ekonomisë së internetit, ndërsa vetura e tij është goditur nga një veturë e tipit Audi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat