Muri u rrënua, por diçka tjetër po ndodh në Mitrovicë

Aktuale

Muri u rrënua, por diçka tjetër po ndodh në Mitrovicë

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 13:22
Muri, Mitrovicë

Eskavatorët kanë përfunduar rrënimin e murit në Mitrovicë, mirëpo aty po ndodh diçka e pazakontë.

Nga vendngjarja raportohet se në vendin ku qëndronte muri, madje në gjatësi edhe më të madhe po vendosen rrethoja alumini.

Ende nuk dihet qëllimi i izolimit të asaj pjesë që ndanë Mitrovicën Veriore me Kosovës, mirëpo dihet se kryetari i Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka thënë se në marrëveshjen për rrënimin e murit është i përfshirë edhe ngritja e një muri tjetër vetëm 2 metra larg murit paraprak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat