Lista Serbe bën thirrje për paqe në Kosovë

Aktuale

Lista Serbe bën thirrje për paqe në Kosovë

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 22:48
Lista Serbe

Pas rrënimit të murit në veri të Mitrovicës, Lista Serbe ka dërguar një reagim, duke bërë thirrje për paqe në Kosovë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe në ditët që lamë pas kanë qenë te angazhuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit  si dhe uljen e tensioneve të cilat erdhën pasi që niveli qendror  pushtetit u përzie në çështje lokale të Komunsë së Mitrovicës Veriore”, thuhet në këtë reagim.

Në reagimin që kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiç thuhet po ashtu se Lista Serbe me qëndrimin e tyre ka treguar guxim politik.

“Tërë energjia ynë është përqendruar që të kthehet besimi mes komuniteteve dhe kështu të ju kundërpërgjigjemi përfaqësuesve të sistemit në Kosovë, të cilët janë përgjegjës për ngritjen e tensioneve”.

Lista Serbe në këtë deklaratë fton Brukselin që të jetë i paanshëm në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe që të trajtojë të dyja palët njejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat