Ambasadori amerikan në Beograd, takon kryetarin e Bujanocit dhe Preshevës

Aktuale

Ambasadori amerikan në Beograd, takon kryetarin e Bujanocit dhe Preshevës

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 16:02
Ambasadori amerikan, Kyle Scott së bashku me kryetarin e komunës së Bujanocit dhe ai Preshevës Shaip Kamberi dhe Shqipërim Arifi

Zhvillimet e fundit në Kosovë ka bërë që ditëve të fundit shumë  qeveritarë serbë, misionet botërore në Beograd dhe  ndërkombëtarë  të intensifikojnë aktivitet e tyre përmes takimeve qoftë në Preshevë apo Beograd.

Kështu sot në Beograd kryetari i komunës së Bujanocit dhe ai Preshevës Shaip Kamberi dhe Shqipërim Arifi kanë takuar ambasadorin amerikan Kyle Scott.

Ata kanë biseduar për situatën politike dhe ekonomike në rajon,  mjedis i cili konsiderohet më i varfër  në Serbi dhe rajon me një papunësi të madhe që ka provokuar largimin shumë shqiptarëve, kryesisht të rinjve nga trojet  e tyre entike, transmeton "Presheva jonë".

Gjithashtu, ndër të tjera biseduan edhe rreth letrës së kongresmenit amerikan, Dana Rohrabacher, kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme në Evropë dërguar Presidentit Nikolic për shkëmbim territoresh në mes Serbisë dhe Kosovës, çka ambasadori amerikan ka dëgjuar mendimet e kryetarëve nga Lugina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat