Kryeinspektorit të tregut i thyhet vetura

Aktuale

Kryeinspektorit të tregut i thyhet vetura

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 10:27
Vetura e thyer e Kryeinspektorit të tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla

Kryeinspektorit të tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla i është thyer vetura e tij në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.

Syla ka treguar se vetura nuk është plaçkitur, por vetëm i janë shkaktuar dëme materiale.

Ai thotë se dëmtimi i veturës mund të jetë edhe për shkak të punës që e bën.

Lulzim Syla ka treguar se e ka lajmëruar rastin në polici dhe ata kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndryshe Inspektorati i Tregut në MTI merret me inspektimet nëpër biznese të ndryshme. Kryesisht ky inspektorat kontrollon se a po manipulohet me sasinë dhe çmimet e produkteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat