Lekaj: Aktakuza ndaj meje e ndikuar nga politika

Aktuale

Lekaj: Aktakuza ndaj meje e ndikuar nga politika

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 16:25
Deputeti i AAK-së Pal Lekaj

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj me anë të një deklarate për media ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale.

Sipas Lekajt kjo aktakuzë është totalisht e ndikuar nga politika.

 Sipas tij kjo tregon se kësaj qeverie i është ngushtuar rrethi dhe prandaj tani kanë filluar që në emër të drejtësisë të bëjnë "luftën e shtrigave".

Reagimi i Lekajt:

Në këtë kohë kur Kosova po kalon nëpër sfida të mëdha, e opozitarizmi bashkë me qytetarët e Kosovës është si kurrë më parë kundërshtuese e të këqijave që po i kanosen Kosovës, dalin të tilla lajme denigruese, totalisht të ndikuara nga politika e lidhjeve të shkurtra. Kjo tregon se kësaj qeverie i është ngushtuar rrethi dhe prandaj tani kanë filluar që në emër të drejtësisë të bëjnë "luftën e shtrigave". Jam plotësisht i pastërt në të gjitha përgjegjësitë që i kam pasur dhe çdo herë kam qenë në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës. Unë nuk kam asgjë zyrtare dhe nuk dua të lëshohem në komentime me tutje, përveç që nuk do të mundet askush të na gjunjëzoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat