Pal Lekaj arsyetohet rreth takimit me Presidentin Thaçi

Aktuale

Pal Lekaj arsyetohet rreth takimit me Presidentin Thaçi

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 15:17
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj,ne takim me Presidentin Hashim Thaçi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka treguar arsyet për takimin me Thaçin sot në një nga hotelet e Prishtinës.

Lekaj ka thënë për lajmi.net se takimi ka qenë i rastësishëm dhe nuk ka asgjë politike.

“Rastësisht jemi takuar, asgjë politike”, ka thënë Lekaj. Lekaj nuk ka dhënë detaje tjera, për mundësin e rikthimit të Demarkacionit. Ndryshe AAK-ja është kategorike kundër vijës së kufitare me Malin e Zi që Qeveria po kërkon të ratifikohet në Kuvend.

Ndërsa lajmi i fundit është se i nga Komisioni për Matjen e Territorit që është themeluar nga Qeveria ka dhënë dorëheqje i vetmi gjeograf Fitim Humolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat