Shefi i Shtabit të ushtrisë maqedonase qëndroi për vizitë zyrtare në FSK

Aktuale

Shefi i Shtabit të ushtrisë maqedonase qëndroi për vizitë zyrtare në FSK

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 15:38
Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës Rrahman Rama në vizitë shefin e Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjenerallejtënant Metodija Velickovski

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës Rrahman Rama ka pritur sot në një vizitë shefin e Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë, gjenerallejtënant Metodija Velickovski.

Komandanti i FSK-së, dhe ministri Haki Demolli,  zhvilluan takime të ndara me shefin e Ushtrisë së Maqedonisë, gjeneralin Velickovski, të cilin e falënderuan për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë së Maqedonisë, si dhe e njoftuan me të arriturat e përgjithshme të FSK-së.

Po ashtu, ministri dhe komandanti u shprehen se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe FSK-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë janë në nivel të lartë dhe treguan gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi, duke u bazuar në raportet e mira ekzistuese dhe në konkretizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy forcave dhe të dy vendeve.

Velickovski, shprehu kënaqësi të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet ushtrisë së Maqedonisë dhe FSK-së si dhe përgëzoi pjesëtarët e FSK-së, për demonstrimin e tyre  me sukses.

Ai ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen, qoftë  në fushën e arsimimit të  kadetëve të FSK-së (nga radhët e komuniteteve) në Akademinë Ushtarake në Shkup, qoftë me pjesëmarrje në trajnime të përbashkëta (kadetët) si në  Qendrën e  Kërkim- Shpëtimit këtu në Pomozotin apo në Poligonin Ushtarak në Krivollak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat