Shokuese, ja arsyeja e vrasjes në Pejë

Aktuale

Shokuese, ja arsyeja e vrasjes në Pejë

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 16:07
Policia në Pejë

Media merr vesh se motivet që kanë çuar deri te vrasja e sotme në Pejë, kanë të bëjnë me një borxh parash që kanë pasur mes vete familjarët.

56-vjeçari Brahim Neziri nga fshati Zahaq i Pejës, u dërgua në spitalin e Pejës të premten pa shenja jete, lajmin e ka konfirmuar shefi i repartit të emergjencës, Besnik Ibraj.

Viktima ka pasur një plumb në gjoks, që ka qenë vdekjeprurës dhe është sjellë pa shenja jete në Emergjencen e spitalit rajonal në Pejë. Ndërsa djali i tij ka qenë i plagosur në dorë, i është ofruar ndihma e shpejtë e më pas është liruar nga spitali- ka thënë ndër të tjera, shefi i repartit të emergjencës, Besnik Ibraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat