Ahmeti: Prishtina e Tirana të flasin me një zë

Aktuale

Ahmeti: Prishtina e Tirana të flasin me një zë

Më: 1 mars 2017 Në ora: 22:47
Shpend Ahmeti

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni duke thënë që diskriminimi sa i përket gjuhës shqipe është i papranueshëm.

Tutje Ahmeti ka thënë që shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar përderisa bëri thirrje që Prishtina e Tirana të flasin njëzëri.

“Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi” shkruan Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat