Lekaj: Ramushi është peng i demarkacionit

Aktuale

Lekaj: Ramushi është peng i demarkacionit

Më: 2 mars 2017 Në ora: 07:28
Pal Lekaj

(E plotësuar) - Shtyrja e vendimit për liderin e AAK-së Ramush Haradinaj nga gjykata e Colmarit në Francë, ka irrituar partitë opozitare, të cilat braktisën Kuvendin me të nisur seanca.

Madje  shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së Pal Lekaj  por që nuk u mor parasysh nga deputetët e opozitës

Në fillim të seancës Lekaj tha se vendimi i sotëm i një gjykate provinciale në Francë për t’ia vazhduar qëndrimin Haradinajt edhe për një muaj është abuzim me të drejtat e njeriut dhe tendencë për të diskredituar një luftë të tërë.

Lekaj: Ramushi është kidnapuar

“Kjo që pamë sot nga Colmari nuk është asgjë më shumë se sa një kidnapim për interesa të Serbisë dhe të gjithë atyre që janë në krahun e saj. Nuk e marrim ndryshe kur e shohim se Nikoliqi është president i Serbisë sot, dje me Vuqiçin, Daçiqin bashkë me Millosheviqin ishin ideatorë e organizatorë të krimeve ndaj popullsisë jo serbe. Ndërsa, të tre ende vazhdojnë të kërcënojnë me luftëra e gjakderdhje në Ballkan. E në anën tjetër Haradinaj ish-kryeministër, ish deputet e lider i një partie në Kosovë edhe pse është dorëzuar vet në vitin 2005 dhe është shpallur dy herë i pafajshëm nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare për Jugosllavi ai po mbahet peng nga një shtet evropian me qëllim të një shteti agresor siç është Serbia”, tha Lekaj.

Shefi i deputetëve të AAK-së, kërkoi nga Qeveria që ta sjellin në seancë demarkacionin dhe ta votojnë, por mos ta mbajnë peng Ramushin.

Lekaj: Mos luani lojëra të pista

“Ramushi duhet të lirohet, kjo duhet të jetë alfa dhe omega e thirrjes së gjithë neve pa dallime politike. Në të kundërtën e shohim si kombinim vendor e ndërkombëtar për eliminimin politikisht një udhëheqës të shquar të Kosovës i cili të vetmin mëkat që po bënë është mbrojtja me çdo çmim Kosovës dhe historinë e kaluar dhe të ardhmen e saj. Prandaj kërkoj ndërprerjen e Seancës dhe reflektoni sa nuk është bërë vonë. E kuptoj se tanimë Ramushi është peng i asaj edhe ndoshta riprocedimi i demarkacionit e i shumë të këqijave të Kosovës. Prandaj nëse doni ta mbani peng silleni demarkacionin dhe votojeni por jo që të bëni lojëra të pista dhe ta mbani peng Ramushin në Francë”, tha Lekaj.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha se vendimi i një gjykate në Francë për rastin e Haradinajt është edhe zhgënjyes edhe i papranueshëm.

Hoxhaj: Vendimi për Haradinajn, zhgënjyes dhe i papranueshëm

“Vendimi i një Gjykate në Francë për rastin e Haradinajt, është edhe zhgënjyes edhe i papranueshëm, dhe unë sot pas vendimit që ka marr Gjykata këtë qëndrim ia kam përcjell edhe ambasadorit të Francës në Prishtinë, sikurse kam kërkuar që këtë qëndrim t’ia përcjell homologut tim në Paris. Meqë ne kemi pritur që Haradinaj të kthehet sot në Kosovë dhe nuk ka asnjë arsye që të qëndrojë më tutje në Francë dhe të shtyhet prej javës në javë qëndrimi i tij atje”, tha Hoxhaj.

Kryediplomati Hoxhaj tha se ka biseduar me Haradinajn pas  vendimit dhe janë në koordinim se si t’i qasen këtij rasti. Ai tha se raportet me Francën duhet të shihen si shtete mike dhe  këto raporte mos të tundohen.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa mbështeti qëndrimet e Hoxhajt, duke e quajtur të papranueshëm mbajtjen e liderit të AAK-së në Francë edhe më tutje.

Mustafa: E papranueshme mbajtja e Haradinajt

“E konsiderojmë të papranueshme mbajtjen e Haradinajt në Francë dhe mos kthimin e tij në Kosovë”, tha Mustafa.

Mustafa tha se para gjykatave të tilla duhet të përgjigjen ata që kanë bërë krime në Kosovë.

Edhe partitë në pushtet, shprehen solidarizimin e tyre me Haradinajn, duke e quajtur të papranueshëm vendimin për vazhdimin e ndalimit të liderit të AAK-së në Francë nga gjykata e Colmarit.

Në emër të PDK-së Blerta Deliu shprehu shqetësimin për vazhdimin e ndalimit të Ramush Haradinajt nga gjykata e Colmarit në Francë.

Deliu: PDK shpreh shqetësimin e saj për shtyrjen e vendimit për Haradinajn

“Ne nuk e kemi pritur një vendim të tillë nga Gjykata e Colmatit për rastin Haradinaj, prandaj në emër të grupit parlamentar të PDK-së unë shpreh shqetësimin e thellë të grupit parlamentar të PDK-së për shtyrjen e vendimit për rastin Haradinaj nga Gjykata e Colmarit në Francë. Grupi parlamentar I PDK-së kërkon po ashtu nga drejtësia dhe institucionet udhëheqëse të Francës si dhe nga faktori ndërkombëtarë relevent që të angazhohet për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt. PDK po ashtu vlerëson që kjo është një padrejtësi e madhe e cila po i bëhet jo vetëm Haradinajt port ë gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.”, tha Deliu.

Sipas saj, PDK vlerëson se kjo është padrejtësi që po i bëhet jo vetëm Haradinajt por gjithë Kosovës.

Edhe deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka shprehur shqetësimin e partisë së saj për vazhdimin e ndalimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinajt.

Gaxherri: LDK e shqetësuar me padrejtësinë që po i bëhet Ramushit

“Edhe LDK është tejet e shqetësuar me Colmarin dhe padrejtësinë që po i bëhet Ramush Haradinajt dhe Kosovës. Andaj me këtë rast kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi dhe asgjë më shumë”, tha Gaxherri.

Në pikën jashtë rendit të ditës, deputetja Vjosa Osmani duke shprehur keqardhje për vendimin ndaj Haradinajt, tha se është i pakuptimtë çdo negocim me Serbinë derisa nuk i heqin fletarrestet.

Ndërsa, ka akuzuar Ministrinë e Integrimeve Evropiane se po i keqinformon qytetarët rreth liberalizimit të vizave.

Osmani: Po thërrasin në zbrazje të Kosovës

“Gjatë ditëve të kaluara, qytetarët e Kosovës po dezinformohen vazhdimisht nga zyrtar të ndryshëm se liberalizimi i vizave nënkupton të drejtën për tu shkolluar, disa po thonë përfshirë edhe të drejtën për të punuar, se liberalizimi i vizave lejon shërimin në ditë pa kufij, që për mua është një thirrje për zbrazje të Kosovës në kundërshtim të plotë me regjimin e vizave”, theksoi Osmani.

Në këtë seancë pati edhe çështje tjera që u ngritën nga deputetët. Seanca u ndërpre më pas pasi që veteranët dhe familjarët e familjes Deliu nga Obria dhe asaj Muçolli kanë kërkuar që ligji për Gjykatën Speciale të futet në seancë për ndryshim.

Ndërpritet seanca në shenjë solidarizimi ndaj Haradinajt

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas propozimit të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, i cili është arsyetuar se nuk po ndërpritet për shkak të protestës së veteranëve në vendin e mysafirëve, në sallën plenare të Kuvendit.

Seanca është shtyrë për të hënën.

Image
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Vendimi për Haradinajn, zhgënjyes dhe i papranueshëm

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se vendimi i një gjykate në Francë për rastin e Haradinajt është edhe zhgënjyes edhe i papranueshëm.

Hoxhaj tha se këtë qëndrim ia ka dërguar ambasadorit të Francës në Kosovë.

“Ky vendim është edhe zhgënjyes edhe i papranueshëm për ne si shtet”, tha Hoxhaj.

Kryediplomati Hoxhaj tha se ka biseduar me Haradinajn pas vendimit dhe janë në koordinim se si t’i qasen këtij rasti.

Ai tha se raportet me Francën duhet të shihen si shtete mike dhe të këto raporte mos të tundohen.

Hoxhaj tha se do të bëjnë përpjekje që të bëjnë të pamundurën që t’i ndihmojnë Haradinajt porse vendimi është i papranueshëm.

LDK kërkon drejtësi për Ramush Haradinajn

Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e kësaj partie lidhur me vendimin e Gjykatës së Colmarit në Francë për shtyrjen e seancës për ish-kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj.

“LDK është e shqetësuar me padrejtësinë që po i bëhet Haradinajt dhe Kosovës, kërkojmë nga drejtësia franceze kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi”, ka thënë Gaxherri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Deliu-Kodra: Padrejtësi jo vetëm ndaj Haradinajt por edhe ndaj të gjithë qytetarëve

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, ka thënë se nuk e kanë pritur që të shtyhet vendimi për lirimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ajo në seancën e ditës së sotme ka thënë se ata janë të shqetësuar që Haradinaj nuk u lirua nga Gjykata e Colmarit në Francë.

“Kërkojmë nga drejtësia franceze dhe faktori ndërkombëtar që të angazhohen për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt”.

“PDK-ja e vlerëson se kjo është një padrejtësi e madhe që po i bëhet jo vetëm Haradinajt por të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Image
Deputetët duke braktisë seancën

Deputetët e opozitës braktisin seancën për shkak të Ramush Haradinajt

Posa filloi seanca e Kuvendit deputetët e opozitës kanë braktisur seancën e rregullt.

Ky veprim i deputetëve ka ardhur pas shtyrjes së vendimit nga gjykata franceze për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pal Lekaj ka ngritur në seancën e sotme çështjen e shtyrjes së vendimit për Ramush Haradinajn nga gjykata e Colmarit në Francë.

 Lekaj tha se vendimi i sotëm i një gjykate provinciale në Francë për t’ia vazhduar qëndrimin në Francë po shihet qartë se është abuzim me të drejtat e njeriut dhe tendencë për të diskredituar një luftë të tërë.

 “Ky që pamë sot nga Colmari nuk pamë asgjë më shumë se sa një kidnapim. Haradinaj edhe pse është dorëzuar vet në vitin 2005 dhe është shpallur dy herë i pafajshëm nga gjykata më e lartë evropiane, ai po mbahet peng nga një shtet evropian”, theksoi ai.

Lekaj tha se Ramushi duhet të lirohet sa më shpejt. “Për ndryshe e shohim si kombinim vendor e ndërkombëtar për eliminimin e tij nga skena politike vetëm pse po e mbron Kosovën”, tha Lekaj.

Lekaj kërkoi ndërprerjen e seancës dhe reflektimin e institucioneve të Kosovës.

Seanca e Kuvendit të Kosovës (Drejtpërdrejt)

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, në të cilën do të shqyrtohen 10 projektligje, ku përfshihet edhe projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Gjatë kësaj seance do të shqyrtohet edhe raporti i Komisionit për Legjislacion lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës mban seancë

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, në të cilën do të shqyrtohen 10 projektligje, ku përfshihet edhe projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Gjatë kësaj seance do të shqyrtohet edhe raporti i Komisionit për Legjislacion lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Rendi i Ditës: 

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 

2. Koha për pyetje parlamentare, 

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmarrjet sociale, 

5. Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 05/L-146 i Drejtësisë për të Mitur,  

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-145 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-144 për Noterinë,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-136 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-130 për shërbime,

13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat