Media zvicerane tregon lidhjen mes administratës Trump dhe rusëve: Kur dhe kush me kë biseduan

Aktuale

Media zvicerane tregon lidhjen mes administratës Trump dhe rusëve: Kur dhe kush me kë biseduan

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 mars 2017 Në ora: 19:20
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Shumë media ndërkombëtare kanë hedhur dyshime për lidhje më të ngushta mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Rusisë. Media më e lexuar zvicerane “Blick” ka sqaruar se kush nga administrata Trump është i prekur nga këto akuza.

Shumë bashkëpunëtorë të ngushtë të Trump (70) kanë biseduar me qeverinë ruse. Para dhe pas zgjedhjes së tij presidenti i SHBA. Situata është e ngatërruar dhe konfuze. Kush me kë kanë komunikuar realisht?

18 korik 2016 - Sessions takon ambasadorin Kisljak

Ministri i drejtësisë amerikane, Jeff Sessions (70) takoi ambasadorin e Rusisë në SHBA, Sergej Kisljak (66). Takimi ndodhi pak përpara konventës së republikanëve në Cleveland (Ohio). Në fakt nuk ka diçka tekanjoze, pasi në konventë merrnin pjesë 50 ambasadorë të huaj, megjithatë presionet ndaj Sessions janë ngritur pasi fillimisht ai kumtoi se nuk ishte takuar me ambasadorin rus.

25 korik 2016 – FBI heton sulmin kibernetik

Policia amerikane FBI filloi hetimet për akuzat se Rusia kishte sulmuar sistemin e emaileve të partisë demokrate. Kjo pasi platforma Wikileaks kishte publikuar 20.000 emaile duke ndikuar ndjeshëm në uljen e popullaritetit të Klinton. Sipas shumë ekspertëve pas një sulmi të tillë qëndronte Rusia.

Gusht 2016 – Jep dorëheqje këshilltari i fushatës Paul Manafort

Lobisti amerikan Paul Manafort (67) punonte prej mars deri në gusht 2016 si këshilltar i fushatës së Donald Trump. Ai duheshte të tërhiqej pasi në formë ilegale kishte pranuar rreth 12 milion dollarë nga ish presidenti ukrainas Viktor Janukoviç. Manafort kishte punuar disa vjet si këshilltar i Janukoviç.

8 shtator 2016 – Sessions takon përsëri ambasadorin rus Kisljak

Jeff Sessions takohet përsëri me ambasadorin rus në zyrën e tij të punës. Edhe kësaj here ai refuzoi se kishte pasur takim me Kisljak, megjithatë publikimet e mediave vërtetuan të kundërtën. Në fund e pranoi takimin edhe vetë 70 vjeçari.

8 nëntor 2016 – Trump zgjidhet si president i SHBA

Dhjetor 2016 – Dhëndri i Trump, Kushner takon ambasadorin rus

Dy persona shumë të afërt me Donald Trump u takuan në Trump Tower në Nju Jork me Sergej Kisljak: Michael T. Flynn (58), shefi i ardhshëm i sigurisë kombëtare, dhe Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i Trump.

Takimin e bëri publik gazeta amerikane «New York Times» ndërsa Shtëpia e Bardhë u arsyetua se takimi kishte pasur të bëjë me “skandalet e përgjimit”. Gjithsesi takimi ishte i dyshimtë.

Dhjetor 2016 – Informata sekrete dhe sankcione kundër Rusisë

Në fillim të muajit shumë ekspertë të shërbimeve sekrete amerikane erdhën në përfundim se Rusia kishte tentuar të ndikonte te zgjedhësit amerikanë për të ndihmuar Donald Trump. Mes tyre kishte pasur edhe sulme kibernetike. Pak më vonë erdhi dënimi nga Barack Obama, duke larguar 35 diplomatë rus nga vendi. Obama gjithashtu ndaloi vizitën e rusëve në dy objektet në pronësi të qeverisë ruse në Maryland dhe Nju Jork.

Pak më vonë Flynn telefonon me ambasadorin Kisljak

Shefi i ardhshëm i sigurisë amerikane, Michael Flynn diskuton me ambasadorin rus Sergey Kisljak në lidhje me sankcionet. Kjo bisedë më vonë do ti kumtohet edhe zv.presidentit amerikan Mike Pence.

13. shkurt 2017 – Flynn dorëhiqet

Pas një muaji në detyrë Michael Flynn u detyrua të dorëheqet. Shumë punëtorë të Shtëpisë së Bardhë morrën një transkriptë të bisedës mes ambasadorin rus dhe ua dërguan mediave.

Mars 2017 – Sessions ndodhet në hall

Pasi ministri i drejtësisë kishte gënjyer senatin, kolltuku i tij rrezikohet ndjeshëm. Shumë demokratë kërkojnë dorëheqjen e tij. Republikanët në anën tjetër kursehen nga akuza të rënda, por ata kanë mbështetur hetime për lidhjet e mundshme mes Sessions dhe Trump.

Hetimet vijojnë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat