Thaçi nis transformin e FSK-së në ushtri, thotë se Kushtetua ia lejon

Aktuale

Thaçi nis transformin e FSK-së në ushtri, thotë se Kushtetua ia lejon

Më: 5 mars 2017 Në ora: 11:47
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Në ceremoninë ushtarake të FSK-së, të organizuar në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se Kushtetuta e Kosovës, atij si komandant suprem i jep kompetenca të mjaftueshme për të ndërmarrë iniciativën e ndryshimit të ligjin për FSK-së, prandaj shumë shpejt, brenda kompetencave të tij kushtetuese do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore që transformimi të bëhet realitet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit.

Thaçi: Transformimi i FSK-së në ushtri së shpejti, Kushtetua ma lejon

Në ceremoninë ushtarake të FSK-së, të organizuar në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se Kushtetuta e Kosovës, atij si komandant suprem i jep kompetenca të mjaftueshme për të ndërmarrë iniciativën e ndryshimit të ligjin për FSK-së, prandaj shumë shpejt, brenda kompetencave të tij kushtetuese do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore që transformimi të bëhet realitet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit.

Fillimisht presidenti Thaçit, kryeministri Mustafës, ministri i FSK-së, Haki Demolli, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama dhe përfaqësuesi i shoqatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, vendosën kurora lulesh pranë obeliskut të vendosur në kazermën “Adem Jashari”

Kurse, presidenti Thaçi kur e morri fjalën, tha se nuk do të akuzojë askënd pse ende edhe pas tri viteve, ushtria e Kosovës nuk është bërë realitet.

Thaçi: Brenda ditësh fillojë iniciativën për transformimin e FSK-së në ushtri

“Kushtetuta moderne e Kosovës mua si komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës më jep kompetenca të mjaftueshme për të ndërmarrë iniciativë për të ndryshuar ligjin e FSK-së, prandaj, unë sot dua të bëjë të qartë publikisht se në ditët në vijim, shumë shpejt brenda kompetencave të mija kushtetuese do të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore që transformimi i shumëpritur i themelimit të Ushtrisë së Kosovës të bëhet realitet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha ai.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi foli edhe për rezistencën që kishte vërë familja Jashari gjatë luftës së Kosovës, ku tha se kjo familja me vendosmëri të paparë i qëndruan rrethimit deri në flijim.

Po ashtu, ai tha se Epopeja e Prekazit ishte shndërruar në forcë mobilizuese për të gjithë atdhetarët për t’u rreshtuar në një organizatë autentike ushtarake shqiptare.

Thaçi: Epopeja e Prekazit u shndërrua në forcë mobilizuese për të gjithë

“Si asnjëherë më parë më 5 mars 1998 u zhvillua një luftë e pabarabartë me armatim dhe në njerëz. Familja Jashari u përballë me një makineri të pafund shtetërore ushtarake dhe policore  serbe, veterani i arsimit Shaban Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari, komandanti Hamz Jashari, gra, vajza e djemë të rijnë me vendosmëri të paparë i qëndruan rrethimit deri në flijim. Kjo rezistencë ka hyrë në analet e historisë së kombit tonë si ndër sakrificat më madhore. Si asnjë ngjarje tjetër Epopeja e Prekazit u shndërrua në forcë mobilizuese për të gjithë ata atdhetarë që me shekuj kishin pritur momentin për tu vënë në radhë të një organizate autentike ushtarake shqiptare”, tha presidenti Thaçi.

Gjithashtu, ai tha se UÇK mbetet trashëgimia më  madhe dhe më e pasur, ashtu siç do të jetë e përjetshme sakrifica e Jasharve dhe gjithë dëshmorëve, ashtu do të jetë e përjetshme lavdia dhe emri i UÇK.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se Epopeja e UÇK-së është festë e lirisë së Kosovës, patriotizmit dhe sakrificës sublime për Kosovën.

Mustafa: Epopeja e UÇK-së festë e vlerave të atdhedashurisë

“Epopeja e UÇK-së për çdo qytetarë të Kosovës është festë e lirisë së Kosovës, është kremtja e vlerave të atdhedashurisë, patriotizmit dhe sakrificës sublime për Kosovën. Kosova është shtet i ri por përkushtimi dhe flijimin për atdhe dhe për liri e ka të vjetër aq sa e ka të vjetër edhe ekzistencën e njerëzve të saj. Sot shënojmë një ditë të veçantë historike, një ditë të flijimit të ngritur në shembullin se si fiton e mira ndaj të keqes, e vërteta ndaj trillimit, lira ndaj robërisë. Sot shënojmë 5 marsin, ditën e luftës epike, krye heroike të Kosovës, ditën e luftës së flijimit për liri dhe atdhe, drejtuar nga Komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, shënojmë flijimin historik dhe heroik përfshirë gjithë bashkë familjaret Jashari”, tha Kryeministri Mustafa.

Mustafa tha se krahas gjithë atyre që ranë për liri, sot nderohet edhe shteti jonë të cilën duhet ta duam pa hile e ta zhvillojmë me punë..

Thaçi: Shumë shpejt transformimi i FSK-së në Ushtri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ngjarjet si “Epopeja e UÇK-së” është ndër ngjarjet më heroike të qëndresës së popullit të Kosovës.

Deri sa ka kujtuar sakrificën e Familjes Jashari, Thaçi ka thënë se si president dhe komandat suprem i FSK-së do të ndërmarrë të gjitha veprimet që transformimi i FSK-së të bëhet realitet nëpërmjet ndryshimit të ligjit për FSK-në.

“FSK e ka mision parësor mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Tri vite si kryeministër kam paralajmëruar themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Realiteti ka mbetur i njëjtë për arsye që janë të njohura. Si president do të doja shumë që procesi i transformimin të ndodh ashtu siç jemi përpjekur gjatë këtyre tri viteve të kaluara”, ka thënë Thaçi.

“Këtë nuk e kemi arritur dhe nuk kam ndër ta fajësoj askënd. Për hapat tonë të ardhshëm na duhet uniteti i të gjithëve”.

Image

“Në ditët në vijim brenda kompetencave do të ndërmarrë të gjitha veprimet që transformimi të bëhet realitet nëpërmjet ndryshimit të ligjit për FSK”.

“Me qëllim të mbrojtjes dhe sovraniteti, Kosova duhet të avancojë rolin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës”, theksoi Thaçi ndër të tjera.

“Më 5 mars 1998 familja Jashari u përball me një makineri të fort të forcave serbe, por që ata i qëndruan kësaj rezistence deri në flijim.”

“Si asnjë ngjarje tjetër Epopeja e Prekazit u shndërrua në një forcë mobilizuese. Për herë të parë Kosova kishte një ushtri me emrin autentik”, ka thënë Thaçi me rastin e fillimit të “Epopesë së UÇK-së.

“Për herë të parë Kosova kishte krijuar një mekanizëm të fuqishëm që u shndërrua në faktor numër një në internacionalizimin e çështjes së Kosovës”, ka shtuar ai më tej.

Thaçi ka thënë se UÇK pas Epopesë u përballë me shumë beteja, duke treguar se nuk mund të mposhtej në asnjë rrethanë. UÇK ishte vet populli i Kosovës

“Rezistenca qytetare solli lirinë e ëndërruar për shekuj me radhë”.

Image

 

“UÇK mbetet trashëgimia jonë më e madhe e krijuar nga populli i Kosovës”.

“Kosova brenda një periudhe ka arritur suksese të shumta që na bëjnë krenar të gjithëve”, ka përfunduar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat