Nesër vendoset se kur do të votohet në Kuvend për transformimin e FSK-së

Aktuale

Nesër vendoset se kur do të votohet në Kuvend për transformimin e FSK-së

Më: 7 mars 2017 Në ora: 15:53
Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet nesër për të diskutuar lidhur me procedimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mbledhja e kryesisë do të fillojë në orën 10:00. Në këtë mbledhje shefat e grupeve parlamentare do të marrin vendim se kur do të procedohet në kuvend ligji për transformimin e Kosovës në ushtri.

Pikat e rendit të ditës do të jenë

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Procedimi i Projektligjit nr. 05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat