Ministri Demolli pro transformimit të FSK-së

Aktuale

Ministri Demolli pro transformimit të FSK-së

Më: 7 mars 2017 Në ora: 21:06
Ministri i FSK-së, Haki Demolli

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, i ka quajtur krejtësisht të pavërteta, të pabaza dhe të pandershme, pretendimet se ai është kundër transformimit të FSK-së.

I pyetur për letrën që është publikuar në medie, ku Demolli informon Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit për qëndrimet e SHBA-ve për transformimi e FSK-së, Demolli ka thënë se interpretimi i kësaj letre si qëndrim i tij kundër transformimit të FSK-së, është përpjekje e ulët që me tituj portalesh të krijohet opinioni i rrejshëm rreth kësaj çështje.

“Transformimi i FSK-së është prioriteti kryesor i imi në këtë mandat. Me këtë synim, në koordinim me kryeministrin dhe Qeverinë, Ministria e FSK-së i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe sot FSK është e gatshme në të gjitha aspektet për transformim, për marrjen e kompetencave të plota ushtarake, si dhe për të kryer të gjitha funksionet në fushën e sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Demolli.

Ai tha se “sot ekzistojnë të gjitha përgatitjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese, apo edhe përmes ndryshim-plotësimit të Ligjit për FSK-në”.

“Ndërkaq, përpjekjet e ulëta që me tituj portalesh të krijohet opinioni i rrejshëm se Ministri i FSK-së është kundër transformimit janë krejtësisht të pavërteta, të pabaza dhe të pandershme”.

“Transformimi i FSK-së nuk është proces që na ndanë por na bashkon fuqishëm. Përkrahja e partnerëve strategjik dhe qëndrimet e tyre në këtë proces janë po ashtu kruciale”, ka thënë Demolli. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat