Çaushi: FSK të mos negociohet në Bruksel

Aktuale

Çaushi: FSK të mos negociohet në Bruksel

Më: 8 mars 2017 Në ora: 17:25
Aktivisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi

Aktivisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka dhënë kritika për mënyrën se si është dialoguar dhe marrëveshjet që janë arritur deri tani në kuadër të dialogut në Bruksel.

Në debatin publik të mbajtur sot në Gjakovë, nga Institui Demokratik i Kosovës, Çaushi ka thënë se marrëveshjet e arritura deri tani jo vetëm kanë shkaktuar pakënaqësi por edhe kanë bërë Kosovën më pak të pavarur.

Po ashtu ai ka shtuar ndër të tjera se Kosova duhet të kushtëzojë Serbinë në këtë dialog me njohjen e ndërsjellë, largimin e Kosovës si pjesë e Serbisë nga Kushtetuta e Serbisë, kthimin e të pagjeturve, reparacionet si dhe ndjekjen e atyre që kanë kryer krime.

Lidhur me transformimin e FSK-së Çaushi, ka thënë duhet të jetë një projektligj i menduar mirë dhe nuk duhet të jetë pjesë e negocimit në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat