Berisha: Projektligji për FSK-në duhet të kalojë, ose po presim në pafundësi

Aktuale

Berisha: Projektligji për FSK-në duhet të kalojë, ose po presim në pafundësi

Më: 8 mars 2017 Në ora: 23:39
Rrustem Berisha

“Transformimi i FSK-së është i vonuar, është dashur të ndodhë në vitin 2014”

Kështu ka deklaruar Rrustem Berisha i AAK-së, në emisionin ‘Rrokum Roll’.

Berisha ka theksuar se FSK ka një bazë të mirë në aspektin e infrastrukturës por edhe të kuadrove.

“Ushtria e Kosovës duhet të ndërtohet më kapacitetet e NATO-s. Kosova nuk ka pretendime ndaj shteteve në rajon”, ka thënë ai.

Për sa i takon emërimit Ushtri, Berisha ka thënë se nuk është e rëndësishme kjo çështje pasi ka shtete në botë që nuk kanë ushtri në bazë të emrit por kanë forca shumë moderne dhe të fuqishme.

“Serbia po e shfrytëzon shtimin e ndikimit rus në Ballkan dhe daljen e Britanisë nga BE-ja”, theksoi deputeti i AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat