“Të pyetet Lladrovci se cilat argumente i mungojnë propozimit të Presidentit për FSK-në ushtri”

Aktuale

“Të pyetet Lladrovci se cilat argumente i mungojnë propozimit të Presidentit për FSK-në ushtri”

Nga: M.L Më: 9 mars 2017 Në ora: 11:32
Forca e Sigurisë së Kosovës

Publicisti Fadil Lepaja, ka vlerësuar se propozimi i Presidentit Thaçi për shndërrimin e FSK-së në Ushtri me anë të ndryshimeve ligjore është i qëndrueshëm. Mirëpo sipas tij, pa koordinimin me NAT0 dhe SHBA FSK-ja nuk mund të shndërrohet në forcë serioze.

“FORCA APO FUQIA, PRESIDENT? Padyshim të gjitha argumentet që jepen në propozimin e Presidentit të Kosovës, për ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes ligjit, janë të qëndrueshme.  Mungojnë vetëm dy: ai i forcës dhe ai i sigurisë.  Pa kordinim me NATO dhe SHBA, FSK nuk mund të shëndërrohet në forcë serioze , e cila mund të u ofroj siguri qytetarëve të Kosovës, ashtu si e parasheh kushtetuta, dhe ligji. Prandaj, Presidenti , përpara se të e dërgojë ligjin në kuvend, është dashur që përpos konsultimit me NATO dhe SHBA, këta dy faktorë suprem të sigurisë globale, të e konsultoj edhe Ramizin. Ju do të pyesni, sigurisht, përse Ramizin?! Sepse është dashur të sqarohet se a e bënë forca fuqinë, apo fuqia forcën!”, ka shkruar Lepaja në një postim në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat