Rashiq: Deputetët e Kosovës po i bëjnë presion politik BE'së në rastin Haradinaj

Aktuale

Rashiq: Deputetët e Kosovës po i bëjnë presion politik BE'së në rastin Haradinaj

Më: 10 mars 2017 Në ora: 11:34
Deputeti i Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës Nenad Rashiq

Deputeti i Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës Nenad Rashiq ka deklaruar sot se Rezoluta për lirimin pa kusht të Ramush Haradinajt miratuar dje, përmban edhe kërkesën për ndërprerjen e dialogut me Beogradin dhe për këtë arsye, sipas tij, ajo është një lloj presioni politik ndaj BE-së.

Rashiq për median serbe ka thënë se Rezoluta megjithatë nuk është detyruese ndërsa në të mungojnë kërkesat e opozitës që kanë të bëjnë me suspendimin e urdhër arresteve të Serbisë për personat e dyshimtë.

"Deputetët kanë thënë se rasti Haradinaj në të vërtetë është çështje juridike. Në BE nuk mund të përzihen çështjet politike e juridike, dhe, prandaj ka pasuar menjëherë reagimi i BE-së në kundër Rezolutës së Parlamentit të Kosovës. Deputetët me këtë Rezolutë në fakt përpiqen që politikisht të veprojnë në sistemin juridik i cili në BE është i pavarur në vendimmarrje", ka thënë Rashiq.

Sipas fjalëve të tij, reagimi i Brukselit tregon qartë se nuk e ndihmon afrimin e Kosovës në BE dhe për këtë arsye BE e ka ftuar Prishtinën ta vazhdoj dialogun me Beogradin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat