Haradinaj tregon arsyen pse i kërkoi Jasharajve t’i ndalin vajtimet

Aktuale

Haradinaj tregon arsyen pse i kërkoi Jasharajve t’i ndalin vajtimet

Nga: B.S Më: 11 mars 2017 Në ora: 16:03
Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj kishte folur për deklaratat e familjes Jashari, në lidhje me kritikat e tyre ndaj institucionet vendore.

Haradinaj kishte thënë se familja Jashari duhet t’i ndalë vajtimet, ndërsa i pyetur se pse ka qenë ky apel i tij, ai është shprehur se organizimi i Epopesë duhet të bëhet në përmasa të një ngjarje ndërkombëtare.

“Familja Jashari, është familje emblematike dhe respektohet nga mbarë kombi shqiptar. Institucionet e vendit, kushdo qoftë në krye të tyre duhet ta respektojnë në këto përmasa. Organizimi i kësaj Epopeje, në nderim të komandatit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij, duhet të ndryshojë dhe të marrë përmasa të një organizimi si një ngjarje ndërkombëtare” ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat